02.06.2013 Views

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në republikën e Maqedonisë 2005 - 2015

348

realizuar qëllimet e planifikuara, sa në mënyrë racionale shpenzohen mjetet

dhe të planifikojnë dhe realizojnë vendime dhe aktivitete me të cilat do të

sigurohet sistemi arsimor, jo vetëm të funksionojë suksesshëm por vazhdimisht

të zhvillohet. Pa informatat kthyese, që i siguron sistemi i sigurimit

dhe kontrollit të cilësisë, sistemi arsimor nuk do të kishte mundër të përkryhet

dhe përparojë. Kontrolli sistematik i cilësisë së arsimit paraqet mënyrën

e verifikimit të veprimtarisë, ngjajshëm siikurse për ekonominë që është

tregu.

Vlerësimi e mbron arsimin nga volunterizmi dhe jokompetentshmëria në

mendim të dyanshëm:

E para, kështu zbulohet dhe eliminohet çdo planifikim joprofesional, organizim

dhe kryerje e punës edeukativo - arsimore jo vetëm nga ana e shkollave,

por edhe nga ana e organeve më të larta shtetërore dhe vendore. Në

mungesë të sistemit zhvillimor të kontrollit të cilësisë, ekziston rrezik që

autonomia e arsimtarëve (shkollave) të lihet në heshtje dhe të shndërrohet

despotizëm në joprofesionalizëm dhe ngjajshëm.

E dyta, kontrolli i cilësisë së arsimit është i detyrueshëm edhe për mbrojtjen

e shkollave nga kritikat eventuale të pabaza për punën e tyre, nga të

cilat shpesherë në mënyrë të padrejtë u nënshtrohen. Njëherit, shkollave u

bëhen vërejtje për (mos)punën e tyre, që në mungesë të standardeve dhe

kritereve për arsim cilësor është shumë vështirë të tregohen ose mohohen.

Por, për cilësinë poashtu është aq rrezik kur shkollat vetë e vërtetojnë dhe

në mungesë të kritereve dhe standardeve të definuara.

Sistemi për siguri dhe kontrollë të cilësisë siguron informata të cilat janë

bazë për ndërtimin dhe funksionimin edhe të sistemit informativ në arsim.

Në këtë mënyrë vazhdimisht sigurohet informim me kohë dhe i plotë i opinionit,

para se gjithash i më të interesuarve (nxënësve, prindërve dhe punëdhënësve)

për të arriturat në arsim.

Decentralizimi i udhëheqjes me arsimin, e vënë nevojën për gjetjen e qasjeve

të reja në sigurimin dhe kontrollin e cilësisë së arsimit. Njëherësh, me

decentralizimin pritet vëzhgimi dhe vlerësimi sistematik i punës së shkollave

me qëllim të mirë të transmetohet te drejtori dhe te subjektet tjera në

shkollë, sepse me decentralizimin dhe me rritjen e autonomisë së shkollave

ndryshohet edhe roli i institucioneve të jashtme ose i këshilltarëve të autorizuar

nga shteti edhe atë kryesisht nga mbikëqyrja (kontrollë dhe inspektorim)

- në supervizion. Kjo është edhe një pengesë kryesore që sa më shpejtë

të ndërrmeren aktivitete konkrete për ndryshimin e gjendjes ekzistuese

dhe të sigurohet vëzhgim dhe vlerësim i cilësisë së arsimit në institucionet

parashkollore, fillore dhe ato të mesme, kurse për këtë të lirohen edhe vetë

institucionet edukativo - arsimore.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!