02.06.2013 Views

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

228

b) Ekspertë të fushave të caktuara të cilët realizojnë mësim të specializuar teorik

ose stërvitje praktike që paraprakisht nuk janë shkolluar për veprimtari

mësimdhënëse.

Për të siguruar cilësi adekuate të

arsimimit të mesëm është e nevojshme

që për mësimdhënësit e katogorisë së

dytë të përpunohet dhe të realizohet një

program së paku njëvjeçare për kaulifikimin

e tyre shtesë ku do të ngërthehen

përmbajtje adekuate nga fusha e pedagogjisë,

psikologjisë, andragogjisë dhe

metodikës, ndërfsa posaçërisht aftësimin

praktik për mësim modern të specializuar

teorik dhe stërvitje praktike.

Gjendja:

» Në Republikën e Maqedonisë janë duke u

zbatuar projekte qëllimi i të cilëve është stërvitja

e kuadrit mësimor. Temat themelore të

seminareve janë:inkorporimi i përmbajtjeve

të reja mësimore,strategjitë e mësimit aktiv

etj.

Janë realizuar seminare për mësimdhenësit e

arsimit trevjeçar dhe katërvjeçar për stërvitje

praktike në temë përparimi i mësimit praktik

(profile të GTZ dhe drejtimi shëndetësor).

Për problemet arsimore për të cilat nuk ka rasim të lartë adekuat për stërvitjen

praktike është e nevojshme që të mundësohet që mësimdhënësit të jenë

edhe me arsim adekuat sipëror dhe programi i përmendur njëvjeçar për kualifikim

plotësues të mësimdhënësit ose programi i posaçëm dyvjeçar për mësimdhënës

për stërvitje praktike, ku do të ngërthehen përveç, programit për kualifikim

plotësues të mësimdhënësit edhe përmbajtje adekuate nga lënda profesionale.

Për instruktorët dhe mentorët e angazhuar për stërvitjen praktike te punëdhënësit

është e nevojshme përgatitja e një programi të posaçëm për rolin e tyre

instruktiv dhe të mentorit.

Për mësimdhënsit e lëndave të përgjithshme arsimore të përfshirë në arsimimin

e të rriturve duhet të vendoset oligimi që ta përvetësojnë komponentën andragogjike

nga programi I përmendur për kualifikim shtesë të mësimdhënësve.

Për të gjithë mësimdhënësit e angazhuar në arsimin emesëm për fëmijët me

nevoja të posaçme arsimore duhet të përgatitet dhe të realizohet një program i

posaçëm për kualifikimin e tyre shtesë nga fusha e defektologjisë.

Kur ëhstë në pyetje përkryerja e kuadrit mësimdhënës, është e nevijshme:

Ridefinimi i rregullativës ligjore në fushën e përkryerjes dhe avancimit të

mësimdhënësve, duke i precizuar mundësitë për avancim dhe stimulim material

adekuat. Për këtë qëllim duhet të vendoset një listë e kritereve në bazë

të të cilave mësimdhënssve do t’iu mundësohet avancimi. Disa elemnte që

do të kishin ndikuar në avancimin e mësimdhënsve do të ishin: prania në

seminare, realizimi i njohurive të fituara në praktikë, shkruarja e temnave

profesionale, puna me fëmijët me nevoja të posaçme, pjesëmarrja në tubime

shkencore-hulumuese, projekte hulumtuese, specializime etj.Në pajtim me

përkryerjen e tyre, kuadri mësimdhënës propozohet që t’i fitojë këta tituj:

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!