02.06.2013 Views

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

2. Bota në të cilën sot jetojnë evropianët, është shoqërisht dhe politikisht e

ndërlikuar dhe komplekse. Shumica e njerëzve dëshirojnë ta planifikojnë jetën e

tyre dhe presin të kontribuojnë në mënyrë aktive në shoqëri, dhe për këtë duhet

të mësojnë që të jetojnë me dallimet kulturore, etnike dhe gjuhësore. Arsimimi,

kuptuar në mendim më të gjërë të fjalës, është çelësi për mësim dhe kuptim, me

qëllim të përgjigjes së këtyre cytjeve. Të vetëdijshëm për këto cytje dhe në nivel të

shtetit tonë, nevoja për përshtatjen e diverzitetit real të shoqërisë edhe në sistemin

shumëgjuhësh të arsimit, është dhe do të mbetet lëndë e zhvillimit të përditshëm të

shoqërisë demokratike te ne dhe në Evropë.

Këto dy karakteristika të ndryshimeve bashkëkohoro shoqërore dhe ekonomike

janë të lidhura mes veti. Ato paraqesin dy qëllime të njësishme të filozofisë ndaj

mësimit të përjetshëm, e ato janë: promovimi i individit në shoqëri, si qytetar aktiv

dhe promovimi i mundësive për punësim.

Duke u nisur nga paraprakja, në sferën e arsimit promovohen disa trende të

reja. Njëra prej tyre është edhe ajo e arritjes së shkathtësive të reja për të gjithë

ose qasja universale dhe e vazhdueshme deri te mësimi, me qëllim të fitohen dhe

të përmirësohen shkathtësitë e nevojshme për participimin në shoqëri, në të cilën

dituria është me rëndësi të veçantë. Këto shkathtësi të reja elementare përfshijnë

punë në kompjuter, gjuhë të huaja, kulturë teknologjike, ndërmarrje dhe shkathtësi

sociale.

Investimi më i madh në resurset njerëzore ose ngritja e theksuar e nivelit të

investimeve në resurset njerëzore është me qëllim që të vendosë përparësi mbi

vlerën më të rëndësishme të Evropës – njerëzit. Njëra nga mënyrat do të ishte që të

kërkohet pajtueshmëri mbi partnerët social me të cilën kompanitë do të parashtrojnë

qëllime për aftësim të vazhduar ose kontinual. Inovimet në procesin mësimor dhe të

nxënit ose zhvillimi i metodave efektive të të nxënit dhe të mësuarit kontinum të të

nxënit për gjatë tërë jetës, mbeten çelës për suksesin. Sistemet për mësim doemos

të adaptohen drejt mënyrës së ndryshueshme të jetesës. Para së gjithash, kjo dmth.

revizion i përgjithshëm dhe reformë e arsimimit inicial dhe aftësimit për vendin e

punës, si dhe aftësimit të atyre që i mbajnë kurset, gjegjësisht arsimtarët. Roli i tyre

është akoma më shumë në drejtim të jenë mentorë, udhëheqës dhe mediatorë.

Vlerësimi i të nxënit të mësimit ose përmirësimi i mënyrave në të cilat kuptohet

pjesëmarrja e nxënësve dhe arsimtarëve në procesin e të nxënit dhe rezultatet nga ai,

dhe si ato të vlerësohen, fiton në rëndësi.

Diplomat, çertifikatat dhe kualifikimet paraqesin referencë të rëndësishme, si

për punëdhënësit, ashtu edhe për individët, edhe atë si në tregun e punës ashtu

edhe në organizatat. Sipas kësaj, modernizimi i sistemit nacional të çertifikimit për

ekonomitë e reja si dhe kushtet e reja shoqërore, mbetën moment i rëndësishëm në

të gjitha pjesët e UE.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!