02.06.2013 Views

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

174

ngritja e nivelit të arsimimit të përgjithshëm digjital dhe ndërtimi i shkathtësive

të cilat janë të domosdoshme për jetë në shoqëri informative;

ngritja e përmbajtjeve arsimore multimediale;

promovimi i kulturës me shkëmbimin e të mirave intelektuale, të cilat kanë

të bëjnë me arsimin (dituria, përvoja, zgjidhjet më të mira praktike, përmbajtjet

multimediale etj.)

Arritja e qëllimeve kërkojnë plan të qartë global për të siguruar informatat

e nevojshme për institucionet arsimore të arsimit të mesëm dhe pas të mesëm,

si dhe organizimi dhe kuptimësimi i mënyrave adekuate, në të cilat teknologjia

mëtej do të përshtatet me nevojat specifike të shkollave.

Qëllimi i fondit shkollor do të jetë:

krijimi i mjedisit stimulativ për procesin mësimor dhe të mësuarit;

aftësimi i kuadrit shkollor për të pasur rol aktiv në ngritjen e cilësisë së

mësimit, senzibilitetin e shkollës për nevojat e veta dhe për përgjegjësinë

ndaj bashkësisë lokale.

Kjo do të realizohet nëpërmjet fondeve për aktivitete, të caktuara si prioritare

në planet zhvillimore shkollore. Mjetet do të dërgohen drejtpërdrejt në shkollë,

që të realizohen disa nga ato aktivitete prioritare.

Nevoja për ndryshimet e sipërpërmendura në arsimin e mesëm dhe të lartë

në Republikën e Maqedonsië, paraqet pjesë të synimeve për ngritjen e nivelit kualifikues

të popullatës, si dhe rritje e mobilitetit të tij. Gjatë kësaj, duhet të merret

parasysh se pjesa thelbësore e arsimit nuk është vetëm kualifikimi, por zhvillimi

i individit dhe integrimi i tij i suksesshëm në shoqëri nëpërmjet miratimit të vlerave

të përbashkëta, transferimi i trashëgimisë kulturore, sigurimi i vetëbesimit

dhe mbështetja në aftësitë personale.

Theksohet veçanërisht nevoja për ndërtimin e shkallës shumë më të lartë

të korelacionit dhe koordinimit mes politikës së arsimit të mesëm dhe pas të

mesëm, politika e tregut të punës dhe politika e punësimit, siç është rasti në

vendet e zhvilluara. Në kuadër të kësaj, ëhstë e nevojshme që t’i vihet theks më i

madh arsimit dhe përsosjes së vazhduar të të rriturve, veçanërisht të punësuarve

(e siguruar dhe financuar nga ana e punëdhënësit), si dhe tepricës teknologjike

dhe të papunësuarve (e siguruar dhe financuar/kredituar nga punëdhënësi, sipas

nevojave të tregut të punës). Kjo do të arrihet edhe nëpërmjet zhvillimit të

mekanizmave të partneritetit social mes institucioneve të tregut të punës dhe

institucioneve arsimore, më mbështetje të shtetit.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!