02.06.2013 Views

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në republikën e maqedonisë 2005-2015

74

FUSHA KYÇE PËR INTERVENIM, INSTRUMENTE

DHE REZULTATE TË PRITURA

Në pajtim me përpjekjet për sigurimin e barazisë arsimore të të gjithë

qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, pa dallim të moshës, gjinisë, përcaktimit

fetar, përkatësisë etnike, gjendjes shëndetësore dhe gjendjes sociale dhe

financiare, në kuadër të edukimit dhe arsimimit parashkollor duhet:

Të identifikohen faktorët të cilët sjellin deri te apstenimi arsimor i fëmijëve

parashkollor dhe sigurimi i kushteve për rritje maksimale të përfshirjes së

fëmijëve të grupave të moshave më të vogla (tre deri në pesë vjet). Bruto

përfshirja e fëmijëve në edukimin parashkollor në RM – 20,43%. Kjo ka të

bëjë kryesisht me fëmijët nga dy deri në pesë vjet. (Burimi: ESHS, 2002).

Të krijohen kushte të barabarta për realizim të suksesshëm të procesit edukativ-arsimor

në kopshtet e fëmijëve, pa dallim të lokacionit të kopshtit (komuna

të zhvilluara – të pazhvilluara; mjedise urbane – rurale);

Të bëhet përpjekje maksimale për rritjen e numrit të fëmijëve parashkollor

në kopshtet të cilat gjenden në mjedise më pak të zhvilluara (ka të bëjë

në mënyrë të njëjtë, për lagjet e varfëra të qytetit, lagjet fshatare dhe lagjet

rome);

Të sigurohet logjistikë përkatëse: adekuatshmëri të infrastrukturës, disponimi

me kuadër përkatës, qasje fizike deri te kopshtet, sidomos në mjediset

rurale (ka të bëjë me mjedise ku kjo është fare e pamundshme).

Të përmirësohet cilësia e kuadrit edukativ-arsimor – e edukatorëve, njëkohësisht

duke siguruar beneficione të caktuara për të gjithë edukatorët të

cilët do të pranonin punë në rajone të pazhvilluara dhe më pak të zhvilluara.

Numri më i madh i të punësuarve në kopshte janë me arsim të mesëm.

Gjithashtu, si zvogëlohet mosha e fëmijëve, ashtu zvogëlohet edhe niveli i

arsimit të kuadrit. (Kjo ka të bëjë me kuadrin edukativ-arsimor i cili punon

me fëmijë të moshës 8 deri në 24-muajshe). Nevojitet që të rritet përfaqësimi

i bashkëpunëtorëve profesional (muzikor, pedagogë të artit figurativ, bashkëpunëtorë

të tjerë profesional, sepse numi i tyre është tejet i vogël).

të sigurohen kushte për inkluzion të fëmijëve me nevoja të posaçme në kopshtet

ekzistuese për fëmijë (sigurimi i ekipit profesional, organizim adekuat

hapësinor dhe kohor të procesit edukativ-arsimor).

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!