02.06.2013 Views

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

3. Bazat kalimtare të sistemit

Zhvillimi dhe vendosja në praktikë e sistemit për siguri dhe kontrollë të cilësisë

në arsim është vetëm një aspekt nga ndryshimet e përgjithsme, që kanë

filluar dhe që do të zhvillohen në periudhën vijuese në arsimin parashkollor, fillor

dhe të mesëm dhe ai jo vetëm që duhet të trajtohet, por edhe pritet të funksionojë

si pjesë integrale e tyre. Ai bazohet në më shumë shembuj teorik por

edhe në njohuri dhe përvoja të rëndësishmëe praktike për siguri dhe kontrollin e

cilësisë të arsimit.

Ky sistem i ka parasysh të gjitha vlerat dhe përvojat e vërtetuara nga vendi

dhe të huaja deri më tani të zbatuara, por edhe të disa qasjeve të reja në

sigurinë dhe kontrollin e cilësisë. Sipas kësaj, zhvillimi dhe implementimi

i sistemit të ri për sigurim dhe kontrollë të cilësisë, nuk do të thotë lëshim i

tërësishëm të cilit do qoftë sistem deri më tani të praktikuar dhe zëvendësimi

i tyre me të reja, por inovimi i tyre dhe (së bashku me komponentat e reja

të sistemit) vendosje në një tërësi koherente që do të paraqesë sistem të ri

cilësor, e që do të jetë në funksion të qëllimit, të ndryshimeve të përgjithshme

dhe qëllimeve për cilësi më të mirë të arsimit.

Për ndërtimin e sistemit për sigurim dhe kontrollë të cilësisë, nga rëndësia

e shkallës së parë janë ndryshimet programore dhe të tjera nga aspekti didaktik,

gjegjësisht inovimi i brendshëm i arsimit parashkollor, fillor dhe të

mesëm.

Njëra nga bazat nga të cilat niset zhvillimi dhe implementimi i sistemit të

ri për siguri dhe kontrollë të cilësisë së arsimit është edhe procesi i decentralizimit

dhe demokratizimit në udhëheqjen me arsimin në vendin tonë.

Njëherësh, me zgjerimin e autonomisë së institucioneve edukativo - arsimore,

rritet edhe përgjegjësia e tyre për cilësinë e punës së tyre, dhe për

këtë arsye, ata janë të parët që përmes vetëvlerësimit duhet të tregojnë sa

mund t’ia arrijnë standardet e vërtetuara, gjegjësisht t'i përmbushin nevojat

e shfrytëzuesve të shërbimeve të tyre, por edhe të tregojnë se sa edhe ata

vetë janë të kënaqur me sigurinë (para)kushteve në të cilat punojnë.

Supozime të rëndësishme nga të cilat niset sistemi janë edhe baza materiale

e arsimit, gjegjësisht mbështetja që ajo duhet ta ketë nga faktorët

kompetent, si dhe nga qëndrimi se njohuritë e kontrollit të cilësisë parasëgjithash

u shërbejnë arsimtarëve dhe faktorëve tjerë në shkollë, të cilët

duhet ta përmirësojnë cilësinë e punës së tyre. Kjo do të thotë se qëllimi

themelor i kontrollit të cilësisë është zhvillimi i mëtutjeshëm, e jo vlerësimi i

shkollës (arsimtarëve) dhe krahasimi i tij me të tjerët.

Ky sistem niset nga një karakteristikë thelbësore e shkollës si organizatë

në të cilën realizohet veprimtaria edukativo - arsimore, dmth. se mjedisi

shkollor është hapësirë e cila vazhdimisht ndryshohet. Një pjesë e ndryshi-

Programi për sigurimin

dhe kontrollin e cilësisë

në arsim

351

IV

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!