02.06.2013 Views

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

dhe inkurajim të nxënësve/studentëve për bërjen e zgjedhjeve, kompletimin e

arsimimit të tyre dhe marrje të kualifikimeve.

Nxitja e madhe për sistemin arsimor, për një kohë të shkurtë, do të jetë

ofrimi i një tregu të gjerë i dhënësve të shërbimeve arsimore për persona të rritur.

Plotësimi permanent i kërkesave që rrjedhin nga sferat e punës dhe jeta

shoqërore, ofron pozicionim të qartë, përkatësisht sjellje të ligjvënies për arsimim

të të rriturve dhe mbështetjen e iniciativës për sendërtimin e programeve

për arsimim të të rriturve.

Financimi

Investimi në arsim, trajnim,

shkencë dhe hulumtim, gjithmonë

janë investim i pagueshëm dhe faktor

më i sigurtë i kompetencës dhe

konkurencës nacionale, e me të edhe

të zhvillimit të vendit. Kjo, pikërisht,

paraqet financim të sigurtë të Ministrisë

së Arsimit dhe Shkencës dhe

përkrahje adekuate buxhetore.

Gjendja:

Për vitin 2003, buxheti i arsimit, si përqindje

nga BDP, arrin 3,49%.

Për periudhën 1996 - 2003, buxheti për arsim

si % nga BDP shënoi rënie për 0,77%.

Nga buxheti i përgjithshëm, për arsimin fillor

janë ndarë - 59,15%, për arsimin e mesëm

- 22,66%, për arsimin e lartë - 12,46%, për

standard të nxënsësive - 1,92% dhe për

standard të studentëve - 3,81%.

Nga mjetet të cilat i kanë marrë shkollat, afër

80% janë për rrogat, kurse në arsimin e lartë

kjo përqindje arrin afër 90%.

(Burimi: Ministria e financave 2004)

Kur dihet se ky sektor gati kryesisht

financohet me mjete publike, përgjegjësia për këto investime pa dyshim

i takon sektorit publik. Me që pritet presion plotësues për ndarje të mjeteve për

arsim dhe trajnim të të rriturve dhe hulumtimeve publike, nevoja për revidim dhe

rritje të buxhetit të Ministrisë së Aarsimit dhe Shkencës si dhe gjetja e burimeve

alternative për financim, do të paraqet domosdoshmëri në periudhën e ardhshme.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të orvatet që me ndihmën e aplikimit

dhe të koordinimit më të madh në implementimin e aktiviteteve, zvogëlimin e

shpenzimeve të panevojshme, bashkëpunimit me autoritetet vendore, bashkëpunimit

me fondet ndërkombëtare dhe institucionet dhe pajtueshmërisë të aksioneve

të përbashkëta, bashkëpunim me sektorin joqeveritar, duke u mbështetur

në kapacitetet ekspertësh, të sigurojë derdhje më të madhe financash në arsim

dhe ndarje më korrekte të mjeteve.

Me rëndësi të posaçme është të definohet sistemi i qartë i financimit në

kushtet e decentralizimit të arsimit. Edhe pse financimi i arsimit në rajonet rurale që

janë më pak të banuara është më i madh, nuk duhet të arsyetohet kompromitimi i

cilësisë së arsimit dhe trajnimit dhe cungimi i të drejtës së natyrshme për shkollim

të secilit. Në këtë drejtim, ndarja e mjeteve do të zhvillohet me efektshmëri, në

mënyrë profitabile dhe të drejtë dhe në pajtim me përparësitë e shtetit, duke

mbajtur llogari për fuqinë reale financiare të komunave dhe popullatës, sidomos

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!