02.06.2013 Views

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

PARATHËNIE

Të nderuar,

Sikurse në botë ashtu edhe te ne, në dekadën e fundit të shekullit të kaluar

dhe në fillim të këtij shekulli, në sistemin arsimor ndeshen inovacione të shumta që

nxiten nga ndryshimet e mjedisit që i rrethon. Nga njëra anë u paraqitën ndryshime

të thella në humanizëm dhe në rregullimet shoqërore, kurse nga ana tjetër zhvillimi

tekniko-teknologjik përjeton ekspansion deri në kufij të paparashikueshëm. Këto

trende i diktojnë subjektet ekonomike, më saktësisht ndërmarrësit dhe menaxhuesit

e tyre.

Nga shkenca kërkohen zgjidhje të reja. Vlera e e përdorshme e njohurisë në disa

lëmi është vetëm disa vite. Shpejtësia e transmetimit së informatave vazhdimisht

rritet. Përthellohet ndarja ndërmjet shteteve të zhvilluara dhe atyre të pazhvilluara në

botë, si dhe ndërmjet të pasurve dhe të varfurve në një shtet. Procesi i globalizimit

promovohet në të gjitha sferat. Në kushte të atilla ndryshohen sistemet e vlerave,

kurse me të edhe mënyra e të jetuarit.

Kjo periudhë për gjeneratat e reja karakterizohet me rritjen e dëshirës për cilësi

më të mirë të jetesës dhe krijimit të të mirave të reja, të dëshirës së njohjes së botës

dhe avanturizmit të theksuar, vetëdije më të lartë ekologjike, dëshirë për argëtim

dhe jetë të lirë, pavarësi dhe individualitet më të madh. Por, gjithashtu hasen edhe

disa dukuri negative, siç janë varshmëria nga duhani, alkooli dhe droga; sjellje të

pakulturuara dhe të pahijshme në vendet publike; raporte më liberale në shkollë

gjatë orëve dhe midis tyre; jomotivim për disa aktivitete të dobishme jashta mësimit;

krizë e vlerave dhe moralit.

Në rrethana të tilla, shkollat nuk arrijnë të gjenden në mënyrë më adekuate.

Përshtatja drejt kërkesave të reja realizohet me vështërsi, me ndjenjë se ndryshimet i

rrënojnë “konceptet e tyre të mira të vjetra” e që i takojnë “kohërave të mira të vjetra”.

Ajo është në thelb arsyeja për ndryshimet e realizuara me ngadalësi. Mënyra e vjetruar

e punës, shpie deri tek ajo që të produkohen kuadro të cilët nuk janë të përgatitur në

mënyrë adekuate t’i përgjigjen nevojave të tregut të punës. Si imperativ i filozofisë

së vendosur për mësim të përjetshëm, imponohet nevoja për institucionalizimin e

sistemit për arsimim të vazhdueshëm dhe arsimim të të rriturve.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!