02.06.2013 Views

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

Kjo arkitekturë e re planetare implikon iniciativa që kanë për qëllim zgjidhjen

e çështjeve të popujve në botë. Në nivelin më të lartë ndërkombëtar, sot

flitet për transformime politike, procese integruese, intelektualizim të profesionit

dhe punës; shkallë të lartë të papunësisë, shtim të varfërisë, luftë për të drejtat

e njeriut (mbrojtje të fëmijëve, të përbuzurve, të grupeve të margjinalizuara

dhe diskriminauara të njerëzve etj.); multikulturalizëm, mbipopullim; çështje në

sferën e mbrojtjes sociale dhe shëndetësore, bilinguizëm dhe multilinguizëm si

nevojë për ofrim dhe mirëkuptim të ndërsjellë, çështje në sferën e mbrojtjes së

ambientit jetësor; afirmimi i dimensionit ekonomik të njohurisë etj.

Globalizimi ekonomik, politik, arsimor dhe ekologjik, nga njëra anë, dhe

përcaktimi i Republikës së Maqedonisë për integrim në proceset e bashkëpunimeve

evropiane dhe botërore, nga ana tjetër, i nxisin kapacitetet e shtetit, ato

njerëzore dhe materiale, si një nga parakushtet për arritjen e këtyre qëllimeve.

Sistemi arsimor, hulumtimet dhe risitë dhe zhvillimi i të mirave dhe njohurive

të bazuara në aftësi, manifestohen si elemente përbërëse të kësaj kompetence.

Suksesi nacional dhe ai ndërkombëtarë i Republikës së Maqedonisë, drejtëpërdrejt

është i determinuar nga qenia e standardeve të larta në arsim, përparimi i

hulumtimeve dhe përforcimi i kreativitetit dhe risive, kultivimit të specifikave në

dallimet kulturore dhe përdorimi i teknologjisë bashkëkohore komunikative dhe

informative.

Në periudhën e ardhshme, Republika e Maqedonisë do të ballafaqohet me

zgjidhjen e një varg çështjesh të rëndësishme, siç janë: përforcimi i zhvillimit

ekonomik, përparimi i kompetencave dhe procedurave për sjelljen e vendimeve,

forcimin e bashkëpunimit ndëretnik në fushën e kulturës si dhe sendërtimin e

qëllimeve lidhur me proceset integruese politiko-ekonomike. Qëllimi parësor,

në rastin tonë, do të jetë përforcimi i kompetivitetit të shtetit, si cilësi që do

të mundësojë zgjidhjen optimale të çështjeve në fjalë si dhe përfshirjen e të

rinjve dhe të të rriturve në proceset arsimore dhe hulumtimet shkencore, në

bashkëpunim me vendet e Unionit Evropian dhe vendet tjera në botë. Pjesëmarrja

aktive e Republikës së Maqedonisë në proceset globale integruese, nënkupton

marrjen mbi vete të përgjegjësisë për plotësimin e politikës globale në sferën e

arsimit. Në këtë drejtim, Ministria për Arsim dhe Shkencë do ta merr mbi vete

përgjegjësinë për realizimin e qëllimeve, parimeve dhe porosive që janë të

theksuara në dokumentet ndërkombëtare për zhvillimin e arsimit në Evropë dhe

botë. Programi Arsimimi për të gjithë, i UNESKO-s, Qëllimet mijëvjeçare të KB dhe

Procesi i Bolonjës, janë kornizë referente që përmbajnë pjesën më të madhe të

qëllimeve që Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të orvatet t’i realizojë përmes

Programit nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë.

Krahas rritjes së internacionalizimit të bashkëpunimit dhe zhvillimit, Republika

e Maqedonisë, gjatë procesit të ndryshimeve të saja, bën përpjekje ndryshimet t’i

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!