02.06.2013 Views

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në republikën e maqedonisë 2005-2015

82

e fëmijëve. Për këtë qëllim është paraparë që me ta të punojnë persona

profesionalisht të aftësuar, duke siguruar cilësi në punë. Gjithashtu, është dhënë

bazë ligjore edhe sa i përket prishjes së barrierave sa i përket gjuhës, me atë që

me ligj është garantuar e drejta e pjesëtarëve të bashkësive të tjera etnike të cilët

janë përfaqësuar në përqindje të konsiderueshme, të cilëve maqedonishten nuk

e kanë gjuhë amtare, punën edukative-arsimore duhet ta ndjekin në gjuhën e vet

amtare.

Perspektiva dhe planifikime

Duke patur parasysh faktin se tanimë kemi praktikë pozitive në sistemin

tonë edukativ-arsimor sa i përket inkuadrimit të fëmijëve me nevoja të posaçme

dhe kemi përvoja konkrete pozitive, në të ardhmen do të duhet të punohet në

tejkalimin e dobësive të paraqitura, si dhe në avancimin e praktikës. Aktivitetet

në të ardhmen do të duhet të drejtohen kah inkuadrimi më i madh dhe më i

hershëm (deri në moshën pesëvjeçare të jetës) dhe kah ngritja e vetëdijes së

prindërve për nevojat e përfshirjes së kësaj kategorie të fëmijëve. Veçanërisht

do të duhet të punohet me prindërit e fëmijët të bashkësive etnike, nga mjediset

etnike, ku ende një përqindje e madhe e tyre nuk ka asçfarë forme të përfshirjes

për fëmijët parashkollor në përgjithësi. Mundësitë ligjore të cilat i jep Ligji për

vetadministrim lokal e imponojnë nevojën e ndihmës nga ana e Ministrisë së

Arsimit, si dhe të Byrosë për zvhillimin e arsimit, pushteteve lokale në pjesën e

përgatitjes profesionale në aktivitetet programore të cilat i planifikon pushteti

lokal nëpërmjet trupave të tij profesionale. Vetadministrimi lokal do të duhet të

gjejë mënyrë që ta zgjerojë dhe ta zhvillojë rrjetin e institucioneve në të cilat do të

pranohen fëmijët e moshës parashkollore, me shfrytëzimin e të gjitha kapaciteteve

në disponim, me qëllim që përqindje sa më e madhe e fëmijëve parashkollor të

inkuadrohen në sistemin e edukimit dhe arsimimit parashkollor. Me këtë do të

mundësohet edhe qasje më e madhe e fëmijëve me nevoja të posaçme, të cilët në

këtë mënyrë do të fitojnë ndihmë dhe përkrahje, zhvillim maksimal të mundshëm

të potencialeve të tyre, kështu që te ta do të krijohet ndjenja e inkuadrimit të

tërësishëm në jetën shoqërore, në vend të ndjenjës së braktisjes dhe lënies

anash. Gjithsesi, bashkëpunimi i institucioneve profesionale dhe personave nga

Ministria e Shëndetësisë do të duhet të jetë prioritet, me qëllim që të sigurohet

identifikimi me kohë dhe trajtimi i hershëm i këtyre fëmijëve.

Me inkuadrimin e këtyre fëmijëve në sistemin e edukimit dhe arsimimit

parashkollor, fëmijët e tjerë do të mësohen dhe do t’i pranojnë këta fëmijë të

tillë siç janë, do të mësohen t’u ndihmojnë, por edhe të bashkëpunojnë me ta

dhe të jenë tolerant. Kjo do të kontribuojë më vonë që si qytetarë të rritur të mos

sillen para kësaj kategorie të njerëzve me pabesim dhe me paragjykime dhe në

mënyrë të drejtë t’i edukojnë fëmijët e vet. Për këtë qëllim do të duhet që deri në

maksimum të shfrytëzohen mundësitë të cilat i jep angazhimi vullnetar, sektori

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!