02.06.2013 Views

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

2. Miratimi i sistemit i bazuar në dy cikle kryesore – diplomë dhe pasdiplomike.

Qasja drejt ciklusit tjetër është kushtëzuar me përfundimin e suksesshëm të

ciklusit të parë të studimeve, i cili doemos duhet të zgjasë më së paku 3 vite.

Shkalla e arritur pas 3 vitesh, llogaritet si shkallë e nevojshme e kualifikimit

në tregun evropian të punës. Ciklusi i dytë do të shpie drejt magjistraturës

dhe ose doktoraturës, siç është në shumë vende të botës.

3. Aplikimi i kredi sistemeve, sig është ECTS, si mjet i qëlluar për promovimin

e këmbimeve më të gjëra të studentëve. Kreditë mund të merren edhe jashta

arsimit të lartë shkollor, duke përfshirë edhe mësimin e përjetshëm, me

kusht që t’i njohë universiteti i cili i pranon studentët.

4. Promovimi i mobilitetit me tejkalimin e pengesave për lëvizje të lirë, veçanërisht

të; studentëve: t’iu jepet rast për të mësuar, t’iu mundësohet çasje deri

te studimet dhe shërbimet relevante; arsimtarëve, hulumtuesve dhe personelit

administrativ: t’iu njihet dhe valorizohet koha që kanë kaluar në Evropë

gjatë hulumtimit, ligjërimit ose mësimit, pa prejudikime të të drejtave të tyre

statutore.

5. Promovimi i bashkëpunimit evropian në sigurimin e cilësisë përmes zhvillimit

të kritereve krahasuese metodologjike.

6. Promovimi i dimensionit të nevojshëm evropian në arsimin e lartë, veçanërisht

në zhvillimin e programeve lëndore, bashkëpunimit ndërinstitucional,

skemave të mobilitetit dhe programeve studimore integruese, trajnimit dhe

hulimtimit.

Realizimi i këtyre qëllimeve, që duhet të kryhet me respektim të përgjithshëm

të dallimeve kulturore, gjuhësore, sistemet nacionale të arsimit dhe autonomia

e univerziteteve, duhet të mundësojnë ndërtim të hapësirës evropiane të arsimit

të lartë. Nga aspekti i arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë, ajo duhet të

rezultojë me:

» efikasitet të zmadhuar në studim;

» lëvizshmëri të studentëve dhe kuadrit akademik;

» cilësi të përmirësuar të procesit arsimor;

» rol aktiv të studentëve në sigurimin e cilësisë;

» zmadhimin e mundësisë për punësim të kuadrit të diplomuar në tregun nacional

dhe evropian të punës;

» shpejtim për punë shkencoro-kërkimore;

konkurencë dhe kompatibilitet të siguruar për tregun akademik evropian

dhe botëror.

Në periudhën e ardhshme, në përputhje me përgjegjësinë e vet, Ministria e

Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me univerzitetet në vend do të përpiqet

të krijojë kushte për implementim pa pengesa të parimeve dhe rekomandimeve

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!