02.06.2013 Views

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në republikën e maqedonisë 2005-2015

86

KONKLUZIONE PËRMBYLLËSE

1. Duke patur parasysh rëndësinë e edukimit dhe arsimimit parashkollor,

imponohet nevoja që në të ardhmen në Republikën e Maqedonisë çdo fëmijë

të jetë i përfshirë në ndonjë lloj edukimi dhe arsimimi parashkollor.

Zgjidhjet e mundshme duhet të gjenden siç vijon:

1.1. Shfrytëzim i tërësishëm i hapësirës dhe kuadrit ekzistues në kopshtet e

fëmijëve.

Me marrjen e kuadrit i cili do të punojë një vit përgatitor (nga shtatori i vitit

2006) mund të pritet se disa grupe do të kalojnë në lokalet e shkollave fillore, e

me këtë do të ketë më shumë lokale të lira në kopshtet.

1.2. Respektim i tërësishëm i rregullativave ligjore për përfshirje të

obligueshme të fëmijëve gjashtëvjeçar në vitin përgatitor.

1.3. Shfyrtëzim i tërësishëm i hapësirës dhe kuadrit ekzistues në shkollat

fillore.

1.4. Organizim i formave të ndryshme të përfshirjes me programe të shkurtuara

të programit edukativ-arsimor për fëmijë prej dy deri në gjashtë vjeçarë

në kopshtet dhe programet e shkurtuara për vitin përgatitor në shkollat

fillore në rajonet malore.

1.5. Organizimi i kopshteve “udhëtuese” në vende më të vogla dhe në

rajonet malore.

1.6. Organizimi i institucioneve alternative me qëllim të programit gjysmëditor

(shfrytëzimi i shtëpive të shprazëta të kulturës, shtëpive kooperative dhe

institucioneve të ngjashme të mjedisit lokal, të cilat do të riadaptoheshin

për përfshirjen e fëmijëve të moshës parashkollore nga ai mjedis me

forma të ndryshme të edukimit dhe arsimit parashkollor).

1.7. Organizimi dhe realizimi i programeve të shkurtuara të punës edukativearsimore

me fëmijët të cilët janë në shërim më të gjatë shëndetësor.

1.8. Në rast se ekzistojnë kushte për përfshirje të organizuar me cilën do

formë të edukimit dhe arsimimit parashkollor në rajonet malore që të

organizohet trajnim i prindërve të fëmijëve të moshës parashkollore,

në drejtim të qëndrimit pozitiv për rëndësinë e arsimimit të të gjithë

fëmijëve (sidomos vajzave) dhe ngritja e kulturës pedagogjike të

prindërve.

2. Në kopshtet e fëmijëve të organizohen aktivitete jashtinstitucionale –

programe të shkurtëra me kohëzgjatje prej tri orëve në ditë, të cilat mund

të përfshijnë: lojëra, aktivitete lojtore, punëtori kreative, punëtori fëmijërore

nga fusha e kulturës dhe artit, aktivitete sportive etj.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!