02.06.2013 Views

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Nacionalna programa za razvoj na obrazovanieto vo Рepublika Мakedonija 2005-2015

242

Programi paraqet kornizë operative me qëllime konkrete dhe aktivitete të cilat

tregojnë si duhet të realizohet misioni dhe vizioni i arsimit të lartë në Republikën e

Maqedonisë, nëpërmjet përkufizimit të qartë të detyrave të të gjithë pjesmarrësve

në këtë proces.

Realizimi i këtij Programi, i cili në vetvete i përfshin jovetëm veçantitë

nacionale por dhe trendet moderne në arsimin e lartë në Bashkimin Evropian dhe

më gjerë, duhet të mundësojë përforcim të rolit të tij në zhvillimin e demokracisë

dhe shoqërisë qytetare, zhvillimin e ekonomisë së tregut në vend dhe përcaktim

të vendit të Republikës së Maqedonisë në proceset globale integruese, si dhe

kontribut të vet në krijimin e Hapësirës evropiane të arsimit të lartë.

GJENDJE DHE NXITJE

Në të kaluarën, universitetet shtetërorë ishin ata të cilët i plotësonin nevojat

e tregut të punës për kuadro me arsim të lartë. Megjithatë, proceset e globalizimit,

transformimi politik dhe përforcimi i inicitivës private, në një masë të madhe e

prishën atë raport. Sot tregu i punës vendos relacione dhe marrëdhënie të reja,

duke i kaluar kornizat e ngushta nacionale, dhe e zgjeron përfshirjen e vet në

nivel internacional. Për shkak të dinamikës që zhvillon, tregu i punës ka nevojë

për ofertë arsimore fleksive dhe dinamike, të cilën mund ta përmbushin vetëm

institucione arsimore fleksive dhe dinamike. Për këtë arsye, institucionet e larta

shtetërore arsimore duhet ta ndryshojnë paraqitjen e vet të deritanishme dhe të

organizojnë strukturë të re e paraqitje organizative e cila do të jetë e kompatibile

me ndryshimet e gjithanshme të tregut të punës.

Proceset e brendshme transformuese dhe proceset e globalizimit, në

nivel botëror, janë shfaqur në mënyrë të theksuar në ridizajnimin e strukturës

së përgjithshme të shoqërisë, me të cilën u shfaq nevoja për bashkëpunime

nacionale dhe internacionale dhe kompatibilitet të sistemeve, ndërsa me të

dhe rinovimi i rolit dhe strukturës së arsimit të lartë, si faktor i rëndësishëm në

realizimin e atij kompatibiliteti.

Nevoja për hyrje strategjike në transformimin e arsimit të lartë nuk përbën

vetëm detyrim prej ndryshimeve që ndodhin në nivel nacional, por ai është

implikim dhe prej ndikimit të të ashtuquajturve faktorë të jashtëm, domethënë

globalë, të gjithanshëm, të cilët e përkufizojnë arsimin e lartë dhe në vendet e

tjera të botës.

Arkitektura e re planetare e dizajnuar sipas ndikimit të globalizimit politik,

ekonomik, kulturor dhe ekologjik, implikon iniciativa të cilat kanë për qëllim afrim

të popujve në botë dhe zgjidhje të problemeve me të cilat ata ballafaqohen ose

Strategjia për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë, Shkup, viti 2000.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!