02.06.2013 Views

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

I. QËLLIMI I PROGRAMIT

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

e Republikës së Maqedonisë ka

përgjegjësi shoqërore të krijojë kushte

për përparimin e arsimit dhe mundësinë

e rritjes së mirëqenies së qytetarëve.

Pasojat e aktiviteteve që i ndërmerr Ministria janë afatgjate të fuqishme dhe

ndikojnë drejtëpërdrejt në jetën e çdo qytetari. Kushtet dhe mundësitë për

preventivë dhe kompensim që Ministria i ofron në planin e arsimimit dhe trajnimit,

hulumtimeve, zhvillimit dhe afirmimit të vlerave kulturore, janë me domethënie

thelbore për përcaktimet jetësore të të rinjëve dhe të rriturve.

Programi nacional për zhvillimin e arsimit i anticipon nevojat afatgjate të

shtetit në planin e arsimit dhe implikon gatishmëri që garanton se vizioni, idetë

dhe vlerat që i përmban do të realizohen. Vlera strategjike e këtij dokumenti,

për çdo qytetar dhe pjesëmarrës në arsimim, është mundësia që qëllimet dhe

përcaktimet e tyre të mund të realizohen.

Programi i parashikon ndryshimet e ardhshme në sferat vendore, ndryshimet

në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, ndryshimet në shoqëri dhe ndryshimet në

rrethin ndërkombëtar, duke nxjerrë në pah qëllimet e rëndësishme që duhet të

sendërtohen.

Programi, gjithashtu, është i fokusuar në administrim dhe udhëheqjen me

zhvillimin. Kjo është e domosdoshme që të vërtetohen trendet dominante të

zhvillimit në rrethin e ngushtë dhe të gjerë si dhe ndikimi i tyre mbi zhvillimin dhe

organizimin e monitoringut të vendimeve dalëse. Karakteristikat dhe efikasiteti

i organizatës janë kyçe për orvajtjet që ndërmirren për arritjen e qëllimeve të

pritura.

II. CyTJET

Arsimi është e drejta fundamentale e njeriut. Ai

u mundëson fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve

forcë që në mënyrë kritike të mendojnë, të bëjnë

zgjedhje dhe të përmirësojnë jetën. Rrethin e

mbyllur të varfërisë e thyen dhe është rrethanë

kyçe e zhvillimit socialo ekonomik .

(EFA, UNESKO)

Ngjarjet nga gjysma e dytë e shekullit 20, shkaktuan disa cytje kyçe me

të cilat ballafaqohet njerëzimi në fillim të shekullit 21. zhvillimi i teknologjisë

kompjuterike, sistemet bashkëkohore të informatave, shkaktuan revolucion

në sferën e punës dhe jetës së njerëzve. Ekonomitë, nga prodhimi manuel i

standardizuar, u transformuan në prodhim të nduarnduarshëm dhe në njohuri

të bazuara në shërbime dhe të mira. Falë zhvillimit të sistemeve komunikuese

dhe mobilizimit të njerëzve, arritëm te një proces të afrimit kulturor të popujve

të botës. Përforcimi i marrëdhënieve interaktive dhe bashkëpunuese, para se

gjithash ekonomike, e përshpejtojnë procesin e integrimit politik. Globalizimi

politik, kulturor dhe ai ekologjik, u bënë përcaktues të zhvillimit të vendeve në

botë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!