02.06.2013 Views

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Nacionalna programa za razvoj na obrazovanieto vo Рepublika Мakedonija 2005-2015

284

Menaxhimin në sektorin publik të arsimit të lartë e karakterizojnë:

Administrata komplekse dhe joefikase, procedura të ndërlikuara për realizimin

e aktiviteteve rjedhëse dhe zhvillimore, kompetenca të pamjaftueshme dhe

definim të paqartë. Humbja e përgjegjësisë në labirinthin e procedurave byrokratike,

ngadalsim në vendosje dhe mungesa e kontrollit të qartë.

Subjektiviteti tradicional i trashëguar i anëtarëve në përbërje të universitetit

,,Shën Kirili dhe Metodi’’ – Shkup dhe Universiteti ,,Shën Klimenti i Ohrid’’

– Manastir (Universitete me struktur dhe organizim që nuk i përgjigjet nocionit

për universitete të integruara), kanë shkaktuar vështirësi plotësuese dhe e kanë

komplikuar menaxhimin funksional dhe integral të këtyre universiteteve. Raportet

nga evaluimi i dy universiteteve që i ka realizuar asociacioni evropian i universiteteve

e ka identifikuar strukturën e tyre ekzistuese dhe organizimin si pengesë

kryesore për përparim të institucioneve dhe implementim të obligimeve nga Procesi

i Bolonjës.

Menaxhimi strategjik dhe planifikimi i zhvillimit institucional duhet të jenë

kyç në reformat e ardhshme. Me që për momentin nuk janë në fokus të reformave,

do të jet i domosdoshëm trajnim intenziv i strukturave menaxhuese pranë

universiteteve/fakulteteve/institucioneve. Mungesa e shkathtësive dhe diturive

përkatëse tanimë është identifikuar nga partner të ndryshëm ndërkombëtar (

Banka botërore, Komisioni Evropian, UNESKO- CEPES, etj)

Për dallim nga sektori publik, institucionet private të arsimit të lartë karakterizohen

me menaxhim më funksional dhe strukturë menaxhuese, kompetenca

qartë të definuara dhe favorizim të efikasitetit si kriter themelor në menaxhimin

e aktiviteteve.

Konstatimi i përgjithshëm i cili vlen për të gjitha institucionet e larta arsimore

është: transformacionet implementohen më mirë dhe më shpejtë në institucione

me menaxhim të mirë.

Sistemi informatik për menaxhim në arsimin e lartë:

Kompleksiviteti i sistemit për arsim të lartë dhe domosdoshmëria për efikasitet

dhe efektivitet në realizimin e aktiviteteve, përfshirë edhe menaxhimin e

mjeteve financiare, imponojnë zhvillim të sistemit informativ për menaxhim në

arsimin e lartë. Sistemi duhet t’i shfrytëzojë përparësitë që i mundësojnë teknologjitë

informatiko – komunikative dhe sipas rrugës së lidhshmërisë së burimeve

të ndryshme të informatave (universitetet dhe anëtarët e tyre, institucionet tjera

arsimore, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Enti shtetëror i statistikës etj), të

mundësojë azhuritet të bazave të të dhënave, lidhje ndërkombëtare dhe këmbim

i informatave dhe mundësi të vazhdueshme për shfrytëzim të tyre. Sistemi informativ

duhet tu mundësojë të gjtha subjekteve në sistemin e arsimit të lartë të

dhëna transparente dhe informata të domosdoshme për proceset e planifikimit,

administrim dhe menaxhim të niveleve të ndtryshme dhe për nevoja të ndryshme.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!