02.06.2013 Views

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Nacionalna programa za razvoj na obrazovanieto vo Рepublika Мakedonija 2005-2015

266

sistemin e vlerësimit të arsimtarëve 3 ;

mungesat e konceptit për rezultate prej mësimit në programet e lëndëve;

aftësimin e dobët i studentëve për punë të pavarur.

Për dallim nga institucionet shtetërore arsimore të larta ato privatet, kanë

në dispozicion mundësi më të mëdha (teknologji bashkëkohore, grupe të vogla

për mësim, kushte mjedisi) për zbatimin e modeleve të reja për mësim dhe të

mësuarit. Megjithatë, duke marrë parasysh problemet të cilat i kanë në sigurimin

e kuadrit cilësor arsimor , dhe këto

institucione kanë probleme në këmngulen që tu ofrojnë studentëve mësim

dhe të mësuar bashkëkohor.

Masa:

implementimi i konceptit për dalje arsimore (Learning Outcomes) në procesin

arsimor;

aplikimi I teknologjisë informatiko- komunikative (TIK) dhe Internetit në arsim;

trajnimi i kuadrit arsimor.

2. 10. Përforcimi i kuadrit arsimor

Dobësitë të cilat shfaqen në realizimin e mësimit dhe të të mësuarit, në një

masë të madhe përbëjnë rezultat të trajnimit të dobët të kuadrit arsimor dhe

bashkëpunues në planin e didaktikës së shkollimit të lartë. Nevoja për futjen e

formave bashkëkohore të mësimit dhe zbatimit të teknologjisë informative në

aktivitetet mësimore dhe jashtëmësimore e determinojnë nevojën për trajnim

plotësues të kuadrit universitar.

Kohët e fundit, është e theksuar tendenca për modernizimin e mësimit me

futjen e modeleve interaktive në mësim dhe përdorim të teknologjisë bashkëkohore

arsimore, para së gjithash prej kuadrit më të ri arsimor. Për fat të keq, kjo

kategori e arsimtarëve është e përfaqësuar pak në arsimin e lartë.

Mundësitë për përsosje të vazhdueshme profesionale dhe eksperte të

kuadrit arsimor në kornizat e fakultetit janë të kufizuara dhe shpesh nuk përpu-

3 Arsimtari dhe puna e tij verësohen në bazë të planit të realizuar dhe kjo normativisht, pa u

marrë parasysh gjatë kësaj se a ka arriur ai të shkaktojë ndryshime të caktuar tek studentët

d.m.th. pa u marrë parasysh se sa çdo student ka fituar dije dhe aftësi dhe çfarë efektesh

ato dije dhe aftësi shkaktuan tek ai.

Në mungesë të kuadrit cilësor, insitucionet private të arsimit të lartëjanë të detyruara të

angazhojnë tashmë kuadër arsimor të pensionuar apo të shfrytëzojnë shërbime të kuadrit

ekzistues të punësuar në universitetet shtetërore ose në tjetër rast të punësojnë kuadër me

kompetenca mjaf të dyshimta. Kohën e fundit, ka tendencë të kalimit të kuadrit prej institucioneve

arsimore të larta shtetërore në ato private.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!