02.06.2013 Views

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

194

b) Paralelisht me zhvillimin e ekonomisë së lirë dhe sipërmarrëse të tregut, në

vend zhvillohet demokracia parlamentare si sistem shoqëror me qytetarin

në qendër të shoqërisë civile. Që këtu del se grupi i ardhshëm i nevojave për

transformimin përmbajtësor, e veçanërisht procesor të arsimit të mesëm në

realizimin e funksionit të vet shoqëror është që t’i përgatisë qytetarët e ardhshëm

për jetesë dhe veprimtari me përgjegjësi dhe kompetencë shoqërore.

c) Republika e Maqedonisë është përcaktuar me konsenzus për integrimin në

Unionin Evropian. Ky përcaktim, bashkë me trendin prezent të globalizimit

të ekonomisë botërore paraqet jo vetëm të drejtë, por edhe kompetencë për

konkurrencën e kuadrove, jo vetëm të firmave të vendit, por edhe lëvizshmëri

për punësim dhe vazhdimin e studimeve jashtë kufinjve të shtetit. Kompetencat

gjuhësore, kompjutoristike dhe përmbajtësore, paraqiten si ndryshim

i domosdoshëm në përmbajtjet dhe stilin e realizimit të arsimit të mesëm.

ç) Orientimi i tregut të veprimtarisë nuk ka të bëjë vetëm me subjektet ekonomike.

Edhe vetë organizatat arsimore kanë nevojë nga pranimi dhe ushtrimi

i asaj filozofie të kthimit ndaj klinetit të vet – nxënësit. Kjo e thekson urgjencën

e nevojës nga ndryshime organizative, normative, stilore dhe ndërpersonale,

me të cilat nxënësi do të vendoset në qendrën e krijimit të të gjitha

zgjidhjeve në arsimin e mesëm.

d) Depërtimi eksponencial i teknologjive të reja informativo-komunikative në

punën e përditshme të një numri të madh të profesioneve, e artikulon nevojën

e inkorporimit urgjent të atyre teknologjive dhe si lëndë e hulumtimit,

por më shumë si infrastrukturë racionale për racionalizimin e veprimtarisë

së përgjithshme të arsimit të mesëm.

Nevojat për ndryshime hapin hapësirë për zhvillimin e përhershëm të arsimit,

pasi që mundësojnë, që:

arsimi i mesëm dhe pas i mesëm të hapet dhe aftësohet për akomodim të

shpejtë dhe efikas në kushtet e ndryshuara dhe të ndryshueshme;

hapësirë për përmirësim dhe përsosje të përhershme;

krijimin e mekanizmave për reagim në kohë dhe me cilësi të nevojave të

sapokrijuara;

realizimi i integrimit funksional të inovimeve në sistem koherent dhe efikas.

Arsimi i mesëm duhet të bazohet në filozofinë e mësimit të përjetshëm, që

nënkupton:

arritshmëri të plotë dhe të përhershme në arsimin e mesëm për të gjithë

anëtarët e shoqërisë;

mësimi në kushte dhe mënyra, të cilat janë në pajtim me nevojat dhe

mundësitë reale të atyre që mësojnë dhe me mundësitë dhe nevojat e mjedisit;

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!