02.06.2013 Views

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e M\aqedonisë 2005-2015

140

gog special. Si profil shkollor më së shumti është i përfshirë në SHBA dhe në disa

vende evropiane. Në më shumë vende të botës nuk paraqitet si profil shkollor.

Detyrat punuese të defektologut kryesisht janë të vatërzuara/fokusuara në

preventivën, zbulimin, diagnostifikimin, trajtimin, procesimin dhe kujdesin për

nxënësit me nevoja të veçanta/nxënës me pengesa në zhvillimin psikofizik, nëse

i ka shkolla.

Punon në mënyrë individuale dhe në ekip në bashkëpunim me pedagogun

dhe psikologun. Puna e tij në veçanti është e rëndësishme në planin e përkrahjes

(këshillim dhe edukim) të arsimtarëve dhe prindërve për mësim më efikas dhe

mësim në raste kur shkolla ka fëmijë me nevoja të veçanta. Rëndësia e tyre vjen

në shprehje më shumë në shkollat speciale.

Duke marr parasysh specifikat e moshës së nxënësve, numrit dhe përfshierjes

së fëmijëve me nevoja të veçanta në arsimin fillor dhe funksioni kryesor i

ishkollës fillore, profil më i preferuar të defektologut, i cili do të mund të jetë anëtar

permanent i shërbimit profesional në shkollën fillore është profili: defektolog i

përgjithshëm – drejtimi logopedia dmth. person profesional për komunikim fonetiko-verbal.

Detyrat e tija punuese, përveç punës me fëmijë me nevoja të veçanta

do të ishte preventiva, diagnostifikimi dhe trajtimi i nxënësve që kanë probleme

folëse dhe nxënësit që kanë probleme në të shkruarit dhe në lexim.

Sociologu, punëtori social dhe mjeku i fëmijëve janë punëtor profesional

që mund secili sipas nevojës të inkuadrohet si anëtar i shërbimit profesional

në shkollë fillore. Detyrat e tyre punuese në masë të madhe do të ishin fokusuar

në analiza të gjendjes dhe punës me prindërit/familjet. Mjeku i fëmijëve do të

kishte punë permanente në planin e preventivës/mbrojtjes nga pasojat e padëshirueshme

në shëndetin e fëmijëve.

Definimi i detyrave punuese dhe funksioneve të bashkëpunëtorëve profesional

duhet të implikojë ndryshime në arsimin inicial të këtyre profileve. Institucionet,

të cilat merren me edukimin e këtyre profileve doemos duhet t’i marrin

parasysh kompetencat e kërkuara/të nevojshme për realizimin efikas të detyrave

punuese të çdo profili dhe në pajtim që këto të vendosin programe studiuese,

të cilat do t’i plotësojnë këto kushte. Njëkohësisht, kompetencat e nevojshme

doemos të jenë bazë për përcjellje dhe vlerësim të punës së bashkëpunëtorëve

profesional shikuar nga prizma e suksesit të tyre.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!