02.06.2013 Views

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

302

2. ARSIMIMI INICIAL DHE

AFTËSIMI PROFESIONAL

2.1 Arsimi inicial

Arsimtarë: Arsimi inicial si përgatitje profesionale parësore për arsimtarët

e arsimit fillor dhe të mesëm në Republikën e Maqedonisë, realizohet me qasje

të ndryshme, në varësi të asaj se a bëhet fjlë për arsimtarë klasorë/të ciklit të

ulët apo arsimtarë lëndorë/të ciklit të lartë për lëndët të arsimit të përgjithshëm,

artistike apo profesionale, apo, përsëri për mësimin praktik.

Prej vitit 1995/96 arsimi inicial për të gjithë arsimtarët (përveç mësimit

praktik) është ngritur në nivel fakulteti, me kohëzgjatje prej 4 vjetësh. Në

Republikën e Maqedonisë, arsimtarë klasorë/të ciklit të ulët përgatisin: Fakulteti

pedagogjik në Shkup (me mësimdhënie në gjuhën maqedonase, shqipe dhe

turke), fakultetet pedagogjike në Shtip dhe Manastir, Instituti për pedagogji në

Fakultetin Filozofik në Shkup. Në të njëjtat institucione të larta arsimore përgatiten

dhe edukatorë parashkollorë. Të gjitha institucionet kanë sistem të njëjtë apo

të ngjashëm. Programet studimore i përbëjnë lëndët të arsimit të përgjithshëm,

lëndë profesionale dhe të përgjithshme pedagogjike, lëndë psikologjike dhe

lëndë metodike në përputhje me planin mësimor të mësimdhënies klasore.

Arsimtarë lëndorë/cikli i lartë për arsimin tetëvjeçar, përgatiten në 6 fakultete:

Fakulteti Filozofik, Filologjik, Matematikoro-natyror, Fakulteti për Kulturë Fizike,

Fakulteti për art figurativ dhe fakulteti për arte muzikore, si dhe në Universitetin

e EJL në Tetovë.

Koklavitja e arsimit të mesëm, e cila del, para së gjithash, prej strukturës

së tij organizative dhe programore, e bën mjaft komplekse çështjen për kuadrin

mësimdhënës.

Në arsimin e mesëm ekzistojnë tri kategori arsimtarësh:

1. Arsimtarë të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë aftësohen për kryerjen e

veprimtarisë mësimdhënëse gjatë studimeve në fakultet.

2. Arsimtarë të cilët kanë mbaruar fakultet tjetër por jo për mësimdhënie

dhe me arsim shtesë (përgjithësisht: pedagogji, psikologji, metodikë)

fitojnë të drejtën të kryejnë mësimdhënie në shkollat profesionale sipas

lëndeve profesionale përkatëse.

3.

Arsimtarë për kryerje të mësimdhënies praktike (instruktorë). Kjo

kategori, parë nga ana e arsimimit, dhe përkrah kërkesave ligjore të

caktuara, praktikisht është më e papërkufizuara.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!