02.06.2013 Views

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

mjaftueshme gjithmonë. Sipas kësaj, vlerësimi i jashtëm dhe vetëvlerësimi janë

komplementar e jo në kundërshtim mes veti. Kur praktikohen të dyja procedurat,

arrihet deri te vlerësimi më i tërësishëm dhe më adekuat i punës së institucioneve

edukativo - arsimore, me ç’rast forcohet edhe vetëbesimi tek të punësuarit në

to. Për çdo rast, është e njohur se vlerësimi i jashtëm siguron kredibilitet më të

mirë të institucionit arsimor para opinionit më të gjërë.

Me rëndësi është që të kihet parasysh edhe fakti se elemente të vetëvlerësimit

,ka edhe në vlerësimin kolegial dhe atë të jashtëm, sepse edhe në njërën dhe

tjetrën ai, puna e të cilit vlerësohet, ka mundësi t’i nxjerr në pah, të diskutojë,

bisedojë për vlerësimin e kolegut apo të vlerësuesit të jashtëm dhe të njëjtën ta

pranojë apo ta refuzojë ose të përcaktojnë vlerësim të përbashkët.

7. Raporte nga vlerësimi, notimi dhe provimet eksterne

Çdo vlerësim (vetëvlerësim, vlerësim kolegial, vlerësim i jashtëm si dhe

vlerësim ekstern dhe provimet) përfundon me përpilimin e raportit për njohuritë

deri te të cilat është arritur. Secili raport, në parim, ka tre pjesë kryesore.

Në pjesën e parë - pjesën kryesore, përshkruhet procedura se si është kryer

vlerësimi, se kush ka marrë pjesë në të si dhe në përgatitjen e raportit, sa mirë

apo me çfarë vështërsish është kryer vlerësimi etj.

Në pjesën e dytë - përshkruhen njohuritë deri te të cilat është arritur gjatë

vlerësimit. Ajo bëhet ashtu që së pari jepet përshkrim i gjendjeve pa kurrfar komenti

apo vlerësimi. Kjo është pjesa përshkruese e raportit. Më pas, pason pjesa

analitike në të cilën shpjegohen, interpretohen informatat e treguara për gjendjet

dhe jepen vlerësime për të njejtat. Edhe në të dyja pjesët, në mënyrë adekuate

përshkruhen anët pozitive dhe negative në të gjitha lëmitë e vlerësuara.

Në pjesën e tretë - jepen pikëpamjet përfundimtare për anët e dobëta dhe

ato positive dhe propozohen zgjidhje të mundshme për atë se si të ruhen anët

pozitive dhe të tejkalohen ato negative. Kjo është bazë për përpunimin e planit të

aktiviteteve të cilat do të pasojnë pas vlerësimeve.

Analiza e shfrytëzimit të rezultateve nga vlerësimi i brendshëm, ai i jashtëm

dhe provimeve, nuk është vetëm i rëndësishëm por edhe çështje shumë e

ndjeshme. Rezultatet e vlerësimit paraqesin potencial të madh për sfida të reja

kah ndryshimet e praktikës shkollore, që do të shpiejnë edhe kah cilësia më e

mirë.

Secili raport, pas përpilimit, i jepet në shqyrtim subjekteve për punës së të

cilëve i përket raporti apo të cilët në një mënyrë ishin të kyçur në vlerësim, që

t’i shprehin mendimet e tyre për përmbajtjen e tij. Më pas, pasojnë korigjimet e

mundshme dhe më në fund ai miratohet nga ana e organit kompetent.

Programi për sigurimin

dhe kontrollin e cilësisë

në arsim

367

IV

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!