02.06.2013 Views

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Arsimtari punon më shpesh i izoluar (madje

dhe prej kolegëve që japin të njëjtën lëndë).

Arsimtari sipas mendimit të vet konsultohet

me të tjerët.

Arsimtari është më shpesh në margjinat e

ndodhive shoqërore dhe rrallë merr pjesë

në ndryshimet e bashkësisë lokale/

vendore.

Sindikata si organizatë në të cilën marrin

pjesë arsimtarët merret në përgjithësi

me rrogat e arsimtarëve por jo edhe me

zhvillimin profesional të tyre.

Puna në ekip e arsimtarit dhe kolegëve të tjerë është e

paraparë sistematikisht në përkufizimin e punës. ZHPAja

është proces kooperativ edhe pse ka dhe hapësirë

për punë të izoluar. Ekziston interaksion i menduar

i arsimtarëve midis tyre si dhe me bashkëpunëtorët

profesionalë, prindërit dhe anëtarët e bashkësive.

Prej arsimtarit pritet të jetë agens i gjallë në ndryshimet

në shkolla dhe në bashkësinë lokale/vendore.

Insistohet në Shoqëri Profesionale të Arsimtarëve

e cila përveç kujdesit për pozitën e profesionit

dhe për zhvillimin profesional do të ketë parasysh

dhe organizimin e llojeve të ndryshme të ndihmës

profesionale, do të kujdeset për pozitën e arsimtarëve në

shoqëri etj.

Numri më i madh i ekspertëve theksojnë se profesionalizimi i arsimtarëve

është parakusht për përparim të suksesshëm të cilësisë së arsimit dhe se kjo

është me interes të madh për ata të cilët e krijojnë politikën arsimore. Pikërisht

për shkak të kësaj është e nevojshme futja dhe zhvillimi i konceptit të zhvillimit

profesional të arsimtarëve.

Arsimi i vazhdueshëm, përkatësisht përsosja e arsimtarit ka rëndësinë e vet

të veçantë. Nevoja e kohës sonë, e theksuar në qendrimin e vazhdueshëm të

mësohet, përkatësisht të mësohet gjatë gjithë jetës është e rëndësisë së veçantë

pikërisht për veprimtarinë mësimdhënëse.

Krijimi i kushteve shoqërore dhe profesionale stimuluese për zhvillimin e

karierës në profesionin e mësimdhënies në mënyrë të theksuar do ta ndryshojë

raportin e arsimtarit me zhvillimin e vet profesional.

Standardet bashkëkohore për punë efektive dhe efikase të institucioneve

arsimore e fut nevojën për implementimin dhe institucionalizimin e sitemit për

trajnim inicial (pre-service) dhe sistemit për përsosje profesionale (in-sevice) të

të punësuarve në institucionet edukativo-arsimore.

Çështjet që kanë të bëjnë me arsimin e arsimtarëve dhe trajnuesit janë

pjesë e një numri të madh iniciativash në nivel botëror dhe evropian si: Deklarata

– Arsimim për të gjithë, Rezoluta për arsim të përjetshëm, Plani aksionar për

aftësi dhe mobilitet, Procesi i Bolonjës dhe Rezoluta e Këshillit dhe Deklarata

e Kopenhagës për bashkëpunim Evropian në fushën e arsimit profesional dhe

trajnimit, Plani aksionar për e-mësim dhe puna e Eurydice dhe i organizatave

ndërkombëtare si UNESCO dhe OECD.

Meqënëse arsimi inicial i arsimtarëve në masë të madhe sigurohet në suazat

e institucioneve të arsimit të lartë, Procesi i Bolonjës është me rëndësi të veçantë

në gjetjen e zgjidhjeve adekuate për këtë problem.

Programi për

zhvillimin profesional

të kuadrit shkollor

307

V

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!