02.06.2013 Views

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë 2005-2015

232

Arsyeja e kësaj dukurie duhet të kërkohet në mbyllshmërinë e institucioneve

për arsim të mesam dhe arsimit pas të mesmit drejt tregut të punës dhe nevojave

të tij aktuale dhe zhvillimore. Kjo është rezultat i ekzistimit t planifikimit të

fuqishëm centralizues të rrjetit, si dhe të mosinteresimit për planifikimin e këtillë.

Pasoja e papunësisë është humbje e ditursisë dhe aftësisë për punë. Përmirësimi

i një gjendjeje të këtillë këkron mjete shtesë financiare që duhet të investohen në

forma të ndryshme të harmonizimit ndaj nevojave të tregut të punës.

Rrjeti i institucioneve për arsimin e mesëm dhe arsimin pas të mesmit, para

së gjithash, i shkollave të mesme publike po zhvillohet si proces i optimizimit të

interesave të punëdhënsve (për arsimin profesional) për cilësi dhe racionalitet

të arsimit dhe interesave të nxënësve, prindërve dhe bashkësis lokale për ekonomizim

të shkollimit përmes qasjes më të madhe në vendet ku jetojnë nxënësit.

Gjatë përsosjes së kriterit të parë formohen qendra teknologjike të pajisura

mirë për arsim të mesëm dhe gjimnaz me madhësi optimale, ndërsa në kushte të

pazhvillueshmërisë dhe të fuqisë s dobët ekonomike të prindërve dhe bashkësive

lokale formohen qendra heterogjene për drejtime të ndryshme përfshirë edhe

paralele të gjimnazit.

Duke e patur parasysh interesin afatgjatë për cilësi dhe përgjegjësitë e reja

të komunave, duhet që të:

Të bëhet analizë e nevojave të tregut në nivel të komunës dhe në nivel

ndërkomunal;

Të afirmohen proceset e bashkëpunimit të më shumë komunave në zhvillimin

e qendrave arsimore teknologjiko-homogjene të pajisura mirë;

Të koncentrohet arsim i gjimnazir në qendrat më të mëdha urbane (gjimnaze

të përgjithshme);

Të realizohet qasje në arsimet gjimnazit për mjediset më të vogla përmes

gjimnazeve profesionale në kuadr të shkollave profsionale.

Të hapen drejtime dhe programe arsimore në institucionet për arsim të

mesëm dhe arsim pas shkolës së mesme sipas nevojave të tregut të punës

në nivel të komunës dhe në nivel ndërkomunal;

Të analizohen planet ekzistuese mësimore dhe programet mësimore dhe të

bëhen ndryshime të të njëjtave sipas nevojave të tregut të punës;

Vazhdimisht të përkryhen drejtorët, mësimdhënsit dhe bashkëpunëtorët

profesionalë sipas nevojave;

Të inovohet pajisja dhe materiali mësimor në institucionet për arsim të m\

esëm dhe arsimit pas shkollës së mesme.

Mbështetja institucionale e arsimit të mesëm dhe të atij pas të mesmit

Në funksion të ngritjes së cilësisë së arsimit të mesëm dhe të atij pas të

mesmit në nivelin republikan është e nevojshme të zhvillohen dhe të mbështetn

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!