02.06.2013 Views

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

shquar e daljes nga vështirësitë. Prandaj, shteti duhet të bëjë revizion të sistemit

për financimin e zhvillimit të të mirave njerëzore, përkatësisht shqyrtim të atyre

ekzistuese dhe burimeve alternative për financim dhe të ndërtojë mekanizma për

ndarje efektive e funksionale të mjeteve për arsim dhe hulumtim.

Duke marrë parasysh zvogëlimin permanent të mjeteve për arsim dhe

hulumtim nga ana e shtetit, duhet mbajtur llogari për aktivitetet/projektet që i

zbatojnë fondacionet e vendit dhe fondacionet ndërkombëtare dhe organizatat

në sferën e arsimit dhe hulumtimit.

Që të kompensohet mungesa dhe në funksion të realizimit të frytshëm të

përcaktimeve programore të shtetit, domosdo duhet të bëhet një koordinim

në realizimin e aktiviteteve mes shtetit, nga njëra anë, dhe sektorit joqeveritar

ndërkombëtar, nga ana tjetër. është me rëndësi të sigurohet shkallë e lartë e përputhshmërisë

mes aktiviteteve të organizatave joqeveritare dhe ndërkombëtare,

me prioritetet e caktuara shtetërore në sferën e arsimimit. Në atë mënyrë, do të

kemi shfrytëzim të frytshëm të investimeve në arsim dhe kompenzim të mjeteve

të pamjaftueshme. Në këtë drejtim, është e domosdoshme që në periudhën e

rradhës, të vërtetohet cilat dhe çfarë shërbime do të jep sektori publik, privat

dhe ai joqeveritar, dhe në çfarë relacione do të jenë ato shërbime me përcaktimet

strategjike të qeverisë.

Vështirë mund të prognozojmë dhe të shpresojmë se në të ardhmen financimi

në sektorin publik do të rritet, pa marrë parasysh gjendjen në ekonominë nacionale.

Duke marrë parasysh rritjen e kërkesës për mjete për financimin e përkujdesit

shëndetësor, pensionimi dhe ndërhyrja investive në sferën ekonomike, në

pritje është që mjetet e buxhetit për financim të arsimit në mënyrë permanente

të zvogëlohen. Nga pikëpamja e planifikimit të mjeteve buxhetore për financimin

e arsimit dhe zbulimin e burimeve alternative për financim, me rëndësi të posaçme

është të vërtetohet çfarë ekonomie dhe veprimtarie shërbyese do të zhvillohen

në vetëqeverisjet vendore. zhvillimi i vendit në periudhën e ardhshme, e

bashkë me të edhe arsimi, në masë të madhe do të përcaktohet nga ajo se çfare

raportesh do të zhvillohen në mes pushtetit qëndror dhe pushtetit rajonal dhe

çfarë modele dhe mekanizma për financim do të ndërtohen. Inkluzioni social dhe

participimi i të rinjve dhe të rriturve në proceset e vendosjes, do të jetë çështje me

rëndësi për Republikën e Maqedonisë. Në periudhën e rradhës duhet të përshpejtohen

orvajtjet për promovim të të gjitha formave dhe aktiviteteve që kanë për

qëllim afirmimin e të rinjve dhe të të rriturve në sferën sociale. Kjo nënkupton përforcimin

e angazhimit volonter, i objektivizuar përmes promovimit të aktiviteteve

kulturore dhe sportive dhe aktiviteteve të ndryshme rinore. Aktivitetet volontere

duhet të mundësojnë inkluzion social, të ndikojnë në zhvillimin dhe përparimin

e vlerave qytetare dhe t’i aftësojnë të rinjtë për rregullimin dhe qeverisjen me

jetën e tyre. Nga pikëpamja e inkluzionit social dhe participimit të të rinjëve në

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!