02.06.2013 Views

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

shëm. Vëmendje më e vogël i përkushtohet asaj se si nxënësit i zbatojnë diturit e

arritura, shkathtësitë dhe qëndrimet në situata reale jetësore.

Intervenimet e deritanishme të rastësishme ose jo të mjaftueshme, i japin

kuptim transformimeve në procesin mësimor dhe në të mësuarit. Si proces të

realizimit ata mbeten pothuajse të pandryshueshme: dominimi i stilit ligjërues

në punën me nxënësit/studentët, përkujdesje dhe nxitje e memorimit në vend

të të mësuarit me kuptim dhe/ose të mësuarit përmes zgjidhjes së problemeve,

dëgjueshmëri në vend të kritikës, pasivitet në vend të kreativitetit dhe aktivitetit,

punë frontale në vend të interaksionit, përdorim i pamjaftueshëm i mjeteve

bashkëkohore mësimore, përdorim i pamjaftueshëm i sistemeve informative dhe

ngjajshëm.

Sistemi i verësimit i punës së mësimdhënësve dhe nxënësve/studentëve e

ka barrën më të madhe për këtë situatë. Mësimdhënësi dhe puna e tij vlerësohen

vetëm përmes bazës realizuese programore edhe atë normative, duke mos u

mbajtur llogari vallë a ka arritur ai sukses që t’i realizoj qëllimet dhe a ka nxitur

ndryshime të caktuara te nxënësit/studentët, d.m.th. pa u mbajtur llogari se sa

secili prej tyre ka arritur dituri dhe shkathtësi dhe çfarë efekte kanë paraqitur

dituria dhe shkathtësia tek ai. Suksesi i arsimtarit matet me të arriturat e

nxënësve/studentëve. Në realitet, sistemi i vlerësimit mban llogari vetëm për

mundësitë dhe aftësinë e nxënësve – studentëve që t’i “rifigurojnë“përmbajtjet

nga programi dhe është dominant i varur nga vlerësimi i lirë i arsimtarit.

Qasja e tillë paraqet gjendje në të cilën jo mjaftueshëm përcillet, kontrollon

dhe vlerëson aftësinë e nxënësve /studentëve për zbatimin e diturive përvetësuese

në situata të reja, përkatësisht në situatat reale jetësore. Rrallë herë kontrollohen

dhe vlerësohen aftësitë, interesat, qëndrimet, bindja dhe karakteristikat tjera

personale të nxënësit/studentit. Në këtë mënyrë, vlerësimi i përgjithshëm i

të arriturave të nxënësit/studentit, reduktohet vetëm në realizimin e detyrës

materiale të mësimit, kurse lihet pas dore puna funksionale dhe edukative.

Në periudhën e ardhshme, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të merr

masa për revidimin e plan-programeve mësimore dhe do të përqëndrohet që në

to të imlementohet koncepcioni i daljes arsimore ( learning out comes) e bazuar

në standardet e kompentencave nga njëra anë dhe do të tentoj ta përkrahë

dhe promovojë modernizimin e mësimit dhe të mësuarit nga ana tjetër. Kjo

nënkupton:

revidim i programeve mësimore varësisht nga disciplinat shkencore dhe

lëmitë mësimore;

disejnim i programit mësimor me orientim qëllimor;

diferencim i qartë i diturive të përgjithshme, diiturive specifike dhe informacioneve;

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!