02.06.2013 Views

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

Programi nacional PËr

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

PROGRAMI PËR ZHVILLIMIN

E EDUKIMIT DHE ARSIMIMIT

PARASHKOLLOR

1. MISIONI I E EDUKIMIT DHE ARSIMIMIT PARASHKOLLOR

Misioni e edukimit dhe arsimimit parashkollor në Republikën e Maqedonisë

është qasja e barabartë dhe përfshirja maksimale e fëmijëve të moshës

parashkollore, me forma dhe programe nga më të ndryshmet, të dizenjuara

sipas trendeve bashkëkohore dhe njohurive më të reja shkencore nga fusha e

zhvillimit të fëmijëve.

Nënsistemi për edukim dhe arsimim parashkollor paraqet një pjesë nga

sistemi global edukativ-arsimor në Republikën e Maqedonisë, veprimtaria bazë

e të cilit është edukimi dhe arsimimi i fëmijëve prej moshës 8-mujore deri në

fillim të shkollimit. Njohuritë më të reja nga teoria e zhvillimit të trurit, flasin për

rëndësinë e madhe të viteve të hershme nga fusha e zhvillimit të fëmijëve.

Me programet e ndryshme për fëmijë të moshës parashkollore duhet që

çdo fëmije t’i mundësohen kushte më të volitshme për zhvillimin e tërësishëm

të potencialeve të tij. Në periudhën vijuese do të angazhohemi për përfshirje

maksimale të fëmijëve të moshës 3 deri në 6-vjeçare me qëllim që të mundësojmë

kushte për fillim të barabartë në shkollën fillore dhe lidhje funksionale me nënsistemin

e ardhshëm – arsimin fillor. Duhet të sigurohet përfshirje maksimale me

forma të ndryshme të edukimit parashkollor të fëmijëve nga grupet e lëndueshme

(fëmijë që jetojnë në rajone ekonomikisht të pazhvilluara, fëmijë nga familje

socialisht të rrezikuara, fëmijë romë, fëmijë me pengesa në zhvillimin psiko-fizik

etj.).

2. TRENDET BASHKËKOHORE NË EDUKIMIN

DHE ARSIMIMIN PARASHKOLLOR

Dhjetë vitet e fundit, edukimi dhe arsimimi parashkollor, në numrin më të

madh të vendeve të botës, është ngritur në nivel të prioritetit kombëtar në kuadër

të sistemeve globale edukative-arsimore.

Programi për zhvillimin e

edukimit dhe arsimimit

parashkollor

63

I

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!