22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Rubrika:

Tema:

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë poezinë duke respektuar shenjat e pikësimit.

• Të diskutojë mbi propozimet që poeti u bën fëmijëve, duke ilustruar me vargje nga poezia.

• Të krahasojë veprimet e fëmijës me veprimet e të rriturit, duke ilustruar me pjesë nga poezia.

• Të tregojë 2-3 gjëra që fantazon.

Mjete:

Fjalë kyç:

Metodologjia:

Lexim

Kali i drunjtë

Teksti.

Kalë i drunjtë, degë pemë, kaptosh, beteja, vrapo.

Imagjinatë e drejtuar, të nxënit bashkëpunues, fantazo.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 4”

Zhvillimi i mësimit

1. Evokimi: Imagjinatë e drejtuar.

Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të imagjinojnë: një degë peme, një kurorë me lule.

- A mund të bëni një kalë dhe me të të kalëroni? Po kurorën, a mund ta bëni me diamante?

- Ju duket e pamundur?

Kujtoni kur keni qenë më të vegjël, a ju dukeshin të mundshme këto?

Nxënësit diskutojnë dhe japin mendimet e tyre.

2. Realizimi i kuptimit: Të nxënit bashkëpunues.

Prezantohet titulli i poezisë “Kali i drunjtë”.

Mësuesi/ja i orienton nxënësit.

Poeti Ndoc Papleka ka dëshirë t’iu propozojë diçka. Le ta mësojmë në poezinë e tij.

Lexohet poezia nga mësuesi/ja dhe disa nxënës. Vargu Vrapo, vrapo o vogëlush, lexohet në kor.

Nxënësit ndahen në grupe.

Grupi I. Çfarë u propozon poeti fëmijëve të bëjnë me një degë peme?

Çfarë do të kaptojë fëmija me kalin e tij?

Grupi II. Ku realizohen ato që thotë poeti në realitet apo në fantazi? Pse?

Grupi III. Lexoni vargjet ku poeti i bën thirrje fëmijës. A ju pëlqejnë ato?

Grupi IV. Për çfarë po e paralajmëron poeti fëmijën? A dëshiron që ajo ditë të vijë shpejt?

Grupi V. Plotëso:

Në botën e fëmijëve

Në botën e të rriturve

dega e drurit: kalë degë

kali i drunjtë: rend rrugëve është një lodër

fusha e betejës: betejë e vërtetë lëndinë

shpatat e drurit: shpata të vërteta lodër

unë: kalorës, hero njeri i zakonshëm

Prezantohen përgjigjet nga përfaqësuesi i çdo grupi. Një juri e zgjedhur nga nxënësit vlerëson punën e

fëmijëve

3. Reflektimi: Fantazo.

- Çfarë mendon se je tani: një shpikës, një luftëtar, një breshkë Ninxha, një Batman, një gjeni?

Tregoji shokut të bankës fantazinë tënde. Nëse ke dëshirë dhe shokëve të tjerë.

Nxënësit nxiten të tregojnë rreth lojërave dhe fantazive të tyre.

Detyrë shtëpie. Mësoni përmendsh vargjet e poezisë që iu pëlqejnë më shumë.

103

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!