22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 4”

Nxënësi A, shërben për të përcjellë energjinë elektrike.

Nxënësi B, linjat ajrore.

Nxënësi A, mban ujin në liqenin artifi cial.

Nxënësi B, diga.

Nxënësi A, ndodhet midis gjeneratorit dhe kanalizimeve të detyruara.

Nxënësi B, turbina (çdo përgjigje e nxënësit B do të tregohet në fi gurë).

Reflektimi:

Plotësohet diagrami në tekst për prodhimin e energjisë.

Fuqia e ujit që bie nga lartësia bën të rrotullohet turbina.

Gjeneratori prodhon energji elektrike.

Turbina vë në lëvizje gjeneratorin.

Elektriciteti dërgohet te përdoruesi me linjat elektrike.

Nëse ka kohë mund të bëhet një pesëvargësh për hidrocentralin.

Nxënësit vlerësohen me notë.

Detyrë shtëpie: Jepet Fletorja e punës.

Kjo temë këshillohet të bëhet në dy orë. Orën e dytë, nxënësit mund të përgatitin një maket

të hidrocentralit, duke përdorur materiale të riciklueshme.

Mësimi 3.5

Tema: Energjia diellore

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përshkruajë mënyrën e përftimit të energjisë elektrike nga energjia diellore, nëpërmjet

centralit diellor.

2. Të krahasojë hidrocentralin me centralin diellor.

3. Të vlerësojë përdorimin e energjisë diellore nga njeriu.

Fjalë kyç: energji diellore, panel fotovoltaik, kolektor diellor, central diellor, reflektues, avull.

Mjetet: teksti i nxënësit, fletore pune, materiale nga interneti apo burime të tjera për energjinë

diellore, skeda letre.

Fazat e strukturës

Evokimi

Realizimi i kuptimit

Reflektimi

Metodat mësimore

rendit-grupo-emërto

pyetje autorit

diagram i Venit

Veprimtaritë e nxënësve

zhvillim fjalori

të lexuarit ndërveprues

paraqitja grafi ke e informacionit

Zhvillimi i mësimit

Evokimi:

Jepet në tabelë fjala DIELL. Nxënësit do të shkruajnë sa më shumë fjalë që kanë lidhje me

të. Pasi kanë mbaruar, mësuesi shkruan fjalët të renditura në tabelë. Nxënësit duhet t’i grupojnë

dhe t’i emërtojnë sipas karakteristikave të përbashkëta, duke i shkruar në skeda të veçanta.

Më poshtë jepet një shembull: gjigant, i rrumbullakët, i zjarrtë, shkëlqen, është burim

drite, burim nxehtësie; prej tij varen: stinët, ditë-nata, gjallesat dukuritë atmosferike etj. Le t`i

skematizojmë këto që thamë.

390

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!