22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 4”

Mësimi 3.17

Tema: Drita dhe trupat

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të dallojë trupat që ndriçojnë nga ata të ndriçuar.

2. Të demonstrojë transmetimin e dritës nga objekte me përbërje të ndryshme.

3. Të klasifi kojë objektet në të tejdukshëm, të përshkueshëm dhe të papërshkueshëm.

4. Të hetojë formimin e hijes dhe mënyrën e ndryshimit të saj.

Fjalë kyç: hije, trupa të ndriçuar, trupa që ndriçojnë, trupa të tejdukshëm, të përshkueshëm

dhe të papërshkueshëm.

Mjetet: teksti i nxënësit, fl etore diturie, burim drite (qiri, elektrik), sende prej materialesh të

ndryshme, letër e dyllosur ose kalk, xham akulli.

Fazat e strukturës

Evokimi

Realizimi i kuptimit

Reflektimi

Metodat mësimore

Lojë

shpjegim, eksperimente

tabela shpjeguese

Veprimtaritë e nxënësve

nxitje diskutimi

të nxënit bashkëpunues

nxitja për të shkruar

Zhvillimi i mësimit

Evokimi:

Nxënësit luajnë duke krijuar hije në mur. Mund të bëhet një lojë e vogël teatrale (nëse janë

porositur më parë) ose të imitohen kafshë të ndryshme.

A e dini fëmijë pse krijohen hijet?

A është i nevojshëm burimi i dritës? Sot, do të mësojmë se cili është shkaku i vërtetë i

formimit të hijeve.

Realizimi i kuptimit:

Hapet libri dhe lexohet problemi. Mësuesi paraqet në mënyrë të strukturuar njohuritë e

reja:

Në natyrë ka trupa të ndritshëm, ata që lëshojnë dritën, si: Dielli, yjet dhe trupat e ndriçuar.

Ata që ndriçojnë kur marrin dritë nga të tjerët, Hëna. Trupat që ndriçohen, sillen në mënyra të

ndryshme, kur u bie drita. Në bazë të kësaj vetie, trupat do t’i klasifi kojmë në: të tejdukshëm,

të përshkueshëm dhe të papërshkueshëm.

Lexohen paragrafët për tri ndarjet e trupave dhe plotësohet në tabelën e zezë.

Trupa të tejdukshëm

Lejojnë dritën plotësisht të kalojë.

Shihet gjithçka pas tyre.

Trupa të përshkueshëm

Lejojnë dritën pjesërisht të kalojë.

Nuk shihen qartë sendet pas tyre.

Trupa të papërshkueshëm

Pengojnë plotësisht kalimin e dritës.

Nuk shihet asgjë pas tyre.

Nxënësit kryejnë prova me dritën dhe objektet prej materialesh të ndryshme. Ata duhet të

zbulojnë lidhjen midis tyre, të bëjnë klasifi kimin e objekteve sipas tabelës së mësipërme. Kjo

veprimtari këshillohet të kryhet në grup, në mënyrë që nxënësit të diskutojnë mendimet me

njëri-tjetrin.

Formimi i hijeve.

Nxënësit duhet të hetojnë për formimin e hijes dhe ndryshimin e saj.

Provohen trupat me radhë për të parë nëse formojnë hije. Ata trupa, që formojnë hije, afrohen

dhe largohen nga burimi i dritës për të parë ndryshimin e madhësisë së hijes. Pasi nxënësit

mbarojnë, ata ndihmohen nga mësuesi që të nxjerrin konkluzionet.

406

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!