22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 4”

2. Realizmi i kuptimit: Shkrim i drejtuar.

Mësuesi/ja prezanton temën e rubrikës Të shkruajmë.

Ashtu si Eneida i shkroi një letër revistës, edhe ju do shkruani një të tillë, për revistën që ju pëlqen. Tema

shkruhet në dërrasën e zezë.

Të gjithë jemi njëlloj, pavarësisht nga ngjyra e lëkurës, gjendja shëndetësore, prejardhja.

Mësuesi/ja i udhëzon nxënësit që para se të fi llojnë të shkruajnë duhet të ndjekin disa hapa.

Lexohen hapat nga mësuesja. Nxënësit nxiten të kujtojnë raste të ngjashme, që u kanë ndodhur ose të

japin mendime rreth këtij problemi.

Nxënësit lihen të punojnë për 20 minuta. Pasi përfundojnë detyrën, nxënësit nxiten të lexojnë punimet e

tyre pa ndrojtje.

Vlerësohen nga shokët dhe mësuesja.

3. Reflektimi: Shkrim i lirë.

Punimi i rubrikës Mëso më shumë. Nxënësit përzgjedhin mënyrën e dërgimit të letrës. Ata që duan të dërgojnë

një letër me postë, të rikujtojnë mënyrën e plotësimit të një zarfi .

Nxënësit që dinë të dërgojnë letra me postë elektronike, e realizojnë këtë punë në shtëpi.

Detyrë shtëpie: Lexoje letrën të prindërit e tu. Çfarë mendojnë ata për punimin tënd? A janë dakord me ty?

Shkruaj në fl etore përgjigjet e tyre.

Rubrika:

Tema:

Lexojmë

Mirësi

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë vjershën me intonacion, duke bërë pauza pas çdo dy vargu.

• Të dallojë strofat, vargjet dhe rimën në poezi.

• Të diskutojë për vlerat e miqësisë duke i ilustruar me shembuj nga përvoja e tij.

• Të përzgjedhë alternativat e dhëna duke argumentuar përzgjedhjen.

Fjalë kyç:

Mjetet:

Metodologjia:

Mirësi, paqe, dashuri, strofë, varg, rimë.

Teksti i nxënësit, Fletore pune.

Vrojto-komento, përzgjidh-argumento, diskutim argumentues.

Zhvillimi i mësimit

1. Evokimi: Vrojto-komento.

Mësuesja i udhëzon nxënësit të shikojnë fi gurën që ilustron poezinë.

- Çfarë atmosfere shpreh figura?

- A ka lidhje midis natyrës dhe botës së fëmijëve?

- A mendon se dhe ti je pjesë e kësaj fi gure? Pse?

Të ndihmuar nga pyetjet, nxënësit shprehin emocionet dhe ndjesitë që iu shkakton fi gura.

74

2. Realizimi i kuptimit: Përzgjidh-argumento.

Prezantimi i titullit të poezisë “Mirësi”.

Lexohet poezia nga mësuesi/ja dhe nga disa nxënës.

Punim i rubrikës Kupto tekstin.

Në ushtrimin 1, nxënësit duhet të argumentojnë pse sipas poetit nuk i mjafton:

- Një kokërr mollë, për të mbushur një shportë.

- Një pemë që të bëhet një pemishte.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!