22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Mësimi 8

Tema: Rrumbullakimi i numrave (me afërsi 10)

Objektivi i përgjithshëm: Të rrumbullakojë numrat me afërsi 10.

Objektivi minimal:

1. Të rrumbullakojë numrat me afërsi 10, duke pasur parasysh

boshtin numerik.

Objektivi mesatar: 2. Të rrumbullakojë numrat me afërsi 10, duke zbatuar rregullat.

Objektivi i lartë:

3. Të përcaktojë numrin kur është dhënë rrumbullakimi i tij në

dhjetëshen më të afërt.

Mjetet:

libri, fl eta e punës.

Struktura:

Evokim Realizim Reflektim

Libër mësuesi për tekstin “Matematika 4”

Stuhi mendimesh

Rrugëzgjidhje për të lexuarit

në matematikë

Puno dyshe -

Diskuto në klasë

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Stuhi mendimesh

Një ditë të shtunë një familje u nis për në plazh nga Tirana në Golem (me tren). Fëmija

i familjes vështronte tabelat e stacioneve dhe shënonte: “Tiranë”, “Vorë”, “Sukth”, “Durrës”,

“Golem”.

Si mendoni kur ata kanë qenë në:

- “Vorë”, afër kujt kanë qenë, “Tiranës” apo “Durrësit”?

- “Sukthi” afër kujt qyteti ndodhet?

- Po në “Golem”?

- Po midis “Vorës” dhe “Sukthit”?

Përgjigjet i jepni ju.

Realizimi: Rrugëzgjidhje për të lexuarit në matematikë

Lexohet tregimi i librit dhe kërkohet nga nxënësit:

- Ç’tregojnë pikat pas numrit 17 te fjalia e Dritës?

- Pse Drita pa mbaruar numërimi shpreh “Rreth 20 peshq”?

- Çfarë parashikoni ju me fjalën “Sot jeni të ftuar për drekë tek unë”.

- Çfarë parashikon autori që unë di? Në ushtrimin 1 (punojnë së bashku).

- A mund t’i japë përgjigje tani pse Drita tha “rreth 20 peshq”, duke vështruar numrin 17 te

boshti numerik?

- Më thoni rreth sa fletë mund të ketë fl etorja juaj e shtëpisë?

- Jepini zgjidhje problemës:

54 fl etë: afërsisht 50

54 fl etë: afërsisht 60

Shënojnë në tabelë.

17 afërsisht 20 ose 17 ≈ 20

54 afërsisht 50 ose 54 ≈ 50

Në rastin I: - Sa është shifra e njësheve? Si është me 5?

- Ç’ndodh me shifrën e dhjetësheve kur rrumbullakohet? Po e njësheve?

Në rastin II: - Sa është shifra e njësheve? Si është me 5?

- Ç’ndodh me shifrën e dhjetësheve kur rrumbullakohet numri? Po e njësheve?

- A është i vërtetë konkluzioni juaj me fjalitë me të kuqe në libër sipas autorit?

207

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!