22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Libër mësuesi për tekstin “Matematika 4”

Mësimi 11

Tema: Njësitë matëse të kohës

Objektivat:

1) Të njohë njësitë matëse të kohës.

2) Të njohë ekuivalencën e njësive të kohës.

3) Të operojë me këto njësi matëse në situata të ndryshme.

4) Të shkruajë saktë orën, duke përcaktuar kohën e ditës.

Konceptet: paradite, pasdite, mbrëmje, orë, minutë, sekondë.

Mjetet: ora, libri, fleta e punës.

Struktura:

Evokim Realizim Reflektim

Stuhi mendimesh Problemore Puno dyshe -

Diskuto në klasë

Evokim: Stuhi mendimesh.

Mësuesi paraqet një orë lëvizëse përpara nxënësve dhe kërkon të lexohet nga nxënësit.

Lexo. 2 h. 30 min 15 sek

Plotëso. 1 h = ... min = ... sek

1 min = ... sek.

Realizimi: problemore

Vëzhgo faqen 128, te rubrika “Punojmë së bashku” dhe thuaj:

- A është e saktë përgjigjja e Didit?

Vëzhgo shtyllën e njësive të kohës dhe thuaj njësinë bazë të kohës? Pse?

- Cilat janë njësitë e tjera të kohës (lexo rreshtimin në libër).

- Ora sa akrepa ka? Dhe përcakto rolin që luan secili akrep.

Reflektimi: Puno dyshe-diskuto në klasë.

Përpara se nxënësit të punojnë në dyshe ushtrimet 1-8, faqe 129-130, në libër diskutohet

për ditët e muajit.

Më pas nxënësit punojnë në dyshe me ushtrimet e mësipërme dhe diskutohen në klasë

përgjigjet duke korrigjuar gabimet e bëra.

Vlerësimi: Mësuesi vlerëson disa nxënës.

Detyrë shtëpie: fl etë pune, faqe 69-70.

296

Mësimi 12

Tema: Monedhat dhe kartëmonedhat

Objektivat:

1) Të njohë disa kartëmonedha dhe monedha të përditshme në vendin tonë.

2) Të përdorë shkëmbimin midis kartëmonedhave dhe monedhave.

Mjetet: kartëmonedha, monedha të ndryshme, libri, fl eta e punës

Konceptet: monedha, kartëmonedha.

Struktura:

Evokim Realizim Reflektim

Stuhi mendimesh Problemore Puno dyshe -

Diskuto në klasë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!