22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 4”

- Lexohet në tekst pjesa “Figura e Skënderbeut në pikturë”.

- Drejtohen nxënësit të shikojnë me kujdes pikturat e dy piktorëve të shquar shqiptarë: Ibrahim Kodra, Spiro

Xega. Piktorët kanë paraqitur portretin e Skënderbeut në mënyra të ndryshme... . U drejtohet pyetja:

- Pavarësisht nga mënyrat e ndryshme të përdorura, çfarë bie në sy në të dy pikturat?

(shpata, përkrenarja, portreti etj.)

Përshkruani portretin e Skënderbeut duke ndalur te: të dhënat për jetën, cilësitë fizike, cilësitë e

karakterit.

- Të dhënat për jetën: lindi më 17 janar 1405. Ai është nga udhëheqësit më të shquar shqiptarë. Luftoi 25

vjet me radhë kundër pushtuesve osmanë... .

- Cilësitë fi zike: shtat lartë, i fuqishëm, i bukur, qafë të fuqishme, hijeshia e gjymtyrëve.

- Cilësitë e karakterit: trim, i dashur, krenar, komandant i shquar, zemërgjerë, i zoti, me vullnet, i pamposhtur.

Reflektimi: Turi i galerisë.

Nxënësit të ndarë në grupe përpiqen ta pikturojnë Skënderbeun, sipas mënyrës së tyre.

Pasi e përfundojnë pikturën e ngjitin në muret e klasës. Nxënësit shohin punimet e njëri – tjetrit duke bërë

shënimet përkatëse. Nxënësit përzgjedhin punimet më të mira.

Vlerësimi i nxënësve për punën e bërë.

Detyrë shtëpie: Përshkruaj fi gurën e Skënderbeut me jo më pak se 5 fjali.

Rubrika:

Tema:

Njohuri gjuhësore

Rrethanori i mënyrës

Objektivat: Nxënësi në fund të orës të jetë i aftë:

• Të dallojë rrethanorin e mënyrës në fjali.

• Të përdorë saktë pyetjet për gjetjen e rrethanorit të mënyrës (Si?; Në ç’mënyrë?).

• Të krahasojë rrethanorin me kundrinorin.

Mjetet:

Teksti, tabela, fi sha me pyetje, tabak letre, fl etë formati, stilolaps.

Fjalë kyç:

Rrethanor mënyre, si?, në ç‘mënyrë?.

Aftësitë:

Të dalluarit, të krahasuarit, të shkruarit.

Metoda dhe teknika: Mendo – krahaso – diskuto, të nxënit bashkëpunues, tabela e koncepteve.

Zhvillimi i mësimit

1. Evokimi: Mendo – krahaso – diskuto.

Paraqitet tabaku i letrës me fjali të paplotësuara ose shkruhen në dërrasë dhe drejtohen pyetjet::

Mësuesen e dëgjoi ...... .

Shila fl et ...... .

Genti shkruan ...... .

- Me cilat fjalë duhen plotësuar fjalitë? (me vëmendje, qartë, bukur)

- Cila pyetje të ndihmon për të gjetur fjalën plotësuese? (Si?)

Jepet përkufi zimi:

Fjalët plotësuese që u përgjigjen pyetjeve si?, në ç‘mënyrë? janë rrethanorë mënyre.

Lexohet fjalia:

Çdo ditë, mësuesja vlerëson me kujdes punët e nxënësve në klasë.

- Emërto fjalët plotësuese me ndihmën e pyetjeve.

- Cilat fjalë plotësuese mund të hiqen apo të zhvendosen? Cila jo?

150

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!