22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 4”

Zhvillimi i mësimit

1. Evokimi: Vëzhgo-dallo.

Mësuesi/ja shkruan në tabelë fjalët: zëmër, vend, vendasit, shembull, tendë dhe pyet:

- Sa fjalë janë shkruar saktë? Nxënësit japin numrin e fjalëve të shkruara saktë.

Mësuesi/ja, në fund u tregon nxënësve se saktë janë shkruar katër fjalë.

2. Realizimi i kuptimit: Punë e drejtuar.

Lexohet teksti nga një nxënës.

Mësuesi/ja i orienton nxënësit të lexojnë fjalët ku ndodhet zanorja e, e cila ndiqet nga bashkëtingëlloret m, n, nj.

Lexohet rregulli i dhënë në tekst.

Nxënësit orientohen të dallojnë fjalët, të cilat bëjnë përjashtim nga rregulli i mësipërm në rubrikën “Mbaj mend”.

Punimi i rubrikës Ushtrohu.

Në ushtrimin 1, nxënësit shkruajnë si duhet në fl etore fjalët e dhëna. P.sh.,

i shtrenjtë, vendim, zemërim, vendosmëri, dhëmb,

argjend, gështenjë, gjendje, parmendë, tënd,

tendos, qendror, qëndrim, shtrembëroj

Në ushtrimin 2, nxënësit shkruajnë fjalë që kanë në trup zanoren e para bashkëtingëlloreve m, n, nj.

3. Reflektimi: Diktim.

Mësuesi/ja lexon një tekst që përmban fjalë që kanë në trup të tyre e para bashkëtingëlloreve m, n, nj. Ai/ajo

nuk i lexon këto fjalë sipas rregullave drejtshqiptimore. Kërkon që nxënësit t’i shkruajnë si duhet fjalët.

Detyrë shtëpie. Të lexojnë një shkrim në një gazetë, revistë a libër dhe të nxjerrin gjashtë fjalë që kanë

zanoren e para bashkëtingëlloreve m, n, nj.

Rubrika:

Tema:

Lexim

Në planetin e çuditshëm

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë tregimin në role.

• Të ritregojë përmbajtjen bazuar në hartën e ngjarjes ose mbi pikat e planit.

• Të krahasojë planetin Tokë me planetin e çuditshëm.

• Të dallojë fjalët e fjalorit shkencor, që përdoren në tekst.

• Të nxjerrë idenë e miqësisë midis personazheve, pavarësisht planetit që i përkasin.

Mjete:

Teksti i nxënësit.

Fjalë kyç: Planet i çuditshëm, robotë, krijesë e kuqe, kompjuter, anije kozmike, magnete speciale.

Metodologjia: Parashikim me terma paraprakë, të nxënit bashkëpunues, diskutim i përbashkët .

Zhvillimi i mësimit

1. Evokimi: Parashikim me terma paraprakë.

Bëni një tregim me fjalët: anije kozmike, robotë, planet i çuditshëm, jashtëtokësorë, takim.

Nxënësit punojnë për disa minuta dhe lexohen disa krijime.

2. Realizmi i kuptimit: Të nxënit bashkëpunues, diagrami i Venit.

I. Prezantimi i titullit të tregimit.

Leximi në heshtje nga nxënësit.

Identifikimi i personazheve të tregimit.

Leximi në role i tregimit.

98

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!