22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Lexohet rregulli i paraqitur.

Emrat e gjinisë mashkullore që marrin e, në shumës janë të gjinisë femërore, prandaj edhe mbiemrat i marrin

të gjinisë femërore.

3. Reflektimi: Veprimtari e pavarur.

Punohet ushtrimi 3. Nxënësit kthejnë në shumës emrat dhe mbiemrat. Ata do të lexojnë dhe tregojnë se çfarë

ndryshon te emrat dhe mbiemrat.

Detyrë shtëpie. Punohen ushtrimet e Fletores së punës.

Rubrika:

Tema:

Lexojmë

Vjeshta

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 4”

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë vjershën me intonacion, sipas kërkesave të teknikës së recitimit.

• T’u përgjigjet pyetjeve për të treguar se e ka kuptuar brendinë.

• Të shprehë me fjalë ndjenjat dhe emocionet që i shkakton dëgjimi dhe leximi i vjershës.

Materialet: Pamje nga stina e vjeshtës, fotografi të bëra nga fëmijët gjatë stinës së vjeshtës,

gjethe të thata.

Fjalë kyç:

Vjeshtë, begati, e artë, bistak, kuqojnë.

Metoda dhe teknika: Pyetja e ditës, parashikim, vizatim.

Zhvillimi i mësimit

1. Evokimi: Pyetja e ditës:

- Çfarë të vjen në mendje kur themi stina e vjeshtës?

Stina e vjeshtës

Përgjigjet mund të jenë të ndryshme, si: ikjen e zogjve, rënien e gjetheve, fi llimin e shkollës, pjekjen e frutave,

kohë më e freskët, stina e pëlqyer nga piktorët etj.

Nxënësit lihen të shprehin mendimet e tyre. Më pas mund të plotësojë dhe mësuesja.

2. Realizimi i kuptimit: Parashikim.

Hapi I: Parashikim për fi gurat. Lexohet titulli.

Menjëherë ne e kuptojmë që poezia flet për stinën e vjeshtës. Le të shohim sesi poeti i njohur shqiptar Xhevahir

Spahiu e përshkruan vjeshtën.

Hapi II. Lexohet poezia me një intonacion të qetë e melodioz nga mësuesi/ja.

Hapi III. Mësuesi/ja pyet nxënësit:

- Si ndiheni pasi keni dëgjuar vjershën? Nxënësit shprehin emocionet dhe përfytyrimet e tyre.

- Përfytyroj zogjtë shtegtarë që nisen për shtegtim etj. Imagjinoj gjethet e pemëve që bien,

frutat që piqen, njerëzit që i vjelin ato.

Hapi IV. Punohet rubrika Kupto tekstin.

Hapi V. Nxënësit gjejnë të ç’lloji janë emrat me të cilët tregohen ndjenjat e poetit.

(emra abstraktë)

3. Reflektimi: Vizatim.

Vizato peizazhin e vjeshtës.

Detyrë shtëpie. Mësoni vjershën përmendsh.

41

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!