22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Mësimi 1.17

Fazat e strukturës

Evokimi

Realizimi i kuptimit

Reflektimi

Tema: Atmosfera

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përcaktojë elementet përbërëse të atmosferës.

2. Të tregojë shtresat e atmosferës.

3. Të argumentojë rëndësinë e atmosferës për jetën në Tokë.

Fjalë kyç: atmosferë, oksigjen, azot, CO 2

(dyoksid karboni), troposferë, stratosferë,

mezosferë, jonosferë, ekzosferë.

Mjetet: teksti i nxënësit, fl etorja, materiale nga interneti, enciklopedia etj.

Metodat mësimore

pyetje- përgjigje

lexim-përmbledhje në dyshe

tabela e koncepteve

Veprimtaritë e nxënësve

nxitje diskutimi

të nxënit bashkëpunues

paraqitje grafi ke e informacionit

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 4”

Zhvillimi i mësimit

Evokimi:

- A keni udhëtuar ndonjëherë me aeroplan?

- Çfarë mendoni se ka në atë lartësi që fl uturon ai?

- Ju kujtohet ndonjë ditë me mjegull?

- Mendoni se ajo është tym?

- Pse kozmonautët kanë veshje të veçanta?

- Çfarë do t’u ndodhte nëse nuk do të funksiononte bombola e oksigjenit? Pse?

Ne përdorim shpesh fjalët: sot është kohë me diell, nesër do të bjerë shi, pasdite fi lloi erë

e fortë etj.

- A e di me çfarë kanë lidhje dukuritë e mësipërme?

Realizimi i kuptimit:

Hapet libri dhe lexohet titulli. Mësuesi shpjegon: Atmosfera është shtresa e gaztë që

mbështjell Tokën. Të gjitha dukuritë atmosferike zhvillohen në këtë shtresë.

Por, nga përbëhet ajo? A ka rëndësi për njerëzit? Këtyre pyetjeve do t’u japim përgjigje

duke studiuar tekstin.

Nxënësit do të punojnë në grupe dyshe. Një nxënës do të lexojë paragrafi n e parë dhe do

të bëjë përmbledhjen e tij, që nënkupton idetë më të rëndësishme. Nxënësi tjetër i bën pyetje

rreth pjesës. Kjo kryhet me të gjithë klasën. Mësuesi shton njohuritë e nxënësve ose lexohen

materialet, që kanë sjellë nxënësit nga interneti. Vazhdon veprimtaria për pjesën e dytë, tani

nxënësit ndërrojnë rolet.

Ndarja e pjesëve do jetë:

1. Nga fillimi …deri te …polen bimësh.

2. Jeta në planetin … në një zonë të caktuar.

3. Atmosfera përbëhet… Jonosfera dhe Ekzosfera.

4. Troposfera.

5. Stratosfera.

Punohen pyetjet 1 dhe 2 të tekstit.

353

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!