22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 4”

Në ushtrimin 2, nxënësit lidhin me shigjetë rasën me pyetjen dhe emrin.

Në ushtrimin 3, nxënësit plotësojnë fjalitë me emrin televizor në rasën e duhur.

3. Reflektimi: Diskutim.

Në ushtrimin 4, nxënësit nënvizojnë emrin që përsëritet. Bëjnë pyetjen dhe gjejnë rasën e emrit.

Në ushtrimin 5, nxënësit vendosin në rasën e duhur emrat në kllapa.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi numër 6 dhe ushtrimet e Fletores së punës, f.15-16

Shënim: Kjo temë mund të zhvillohet në dy orë. Mësuesi/ja mund të shfrytëzojë orët në dispozicion. Sugjerohet

që për nxënësit shumë të mirë të plotësohen ushtrimet e nivelit të lartë.

Të punohen ushtrimet e Fletores së punës, f.17-18.

Rubrika :

Tema:

Lexojmë

A keni ngrënë ndonjëherë libra?!

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të pasurojë fjalorin me fjalë dhe shprehje të reja.

• Të tregojë kuptimin e fjalëve të reja.

• Të diskutojë për dobinë që sjell të lexuarit e librave.

• Të ritregojë përmbajtjen e tregimit me fjalët e tij/saj.

• Të nxjerrë temën dhe idenë e tregimit.

Metoda dhe teknika:

Materiale:

Fjalë kyç:

pyetje-përgjigje, parashikim për titullin

teksti,

televizor, libër, pasion (për leximin e librave)

Zhvillimi i mësimit.

1. Evokimi: Pyetje-përgjigje.

Hapi I. Mësuesja u drejton nxënësve pyetjet:

- Si e kaloni kohën e lirë?

- Sa kohë harxhoni për të parë televizor?

- Sa kohë harxhoni për të lexuar libra?

- Cilat janë vërejtjet që iu bëjnë prindërit, kur shihni shumë televizor?

Vazhdojmë të jemi në rubrikën Thumbojmë dhe qeshim.

Sot do të njihemi me një ngjarje që iu ka ndodhur moshatarëve tuaj në një provincë të Italisë.

2. Realizimi i kuptimit: Parashikim për titullin.

Mësuesja lexon titullin A keni ngrënë ndonjëherë libra?! dhe u drejton nxënësve pyetjen.

- Sapo lexoni titullin, çfarë iu vjen ndërmend.

- A mendoni se mund të hahen librat?

Nxënësit japin mendimet e tyre dhe mësuesja i shënon në tabelën e zezë.

Hapi II. Lexohet tregimi nga mësuesja. Nxënësit orientohen të dëgjojnë me kujdes. Pas leximit të tekstit

punohet rubrika Kupto tekstin.

38

Hapi III. Punohet rubrika Fjalorth. Duhet theksuar se në këto tregime nxënësit gjejnë shumë shprehje

frazeologjike e shprehje me kuptim të fi gurshëm. Mësuesi/ja shpjegon kuptimin e tyre.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!