22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 4”

Mësimi 1.10

Tema: Lumi dhe liqeni

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përcaktojë kushtet e favorshme, që u ofron lumi dhe liqeni njerëzve.

2. Të tregojë dy liqene dhe dy lumenj të vendit tonë.

3. Të përshkruajë masat parandaluese, që merr njeriu nga vërshimi i lumenjve.

4. Të shpjegojë, si ndikon liqeni në klimën e mjedisit përreth.

Fjalë kyç: shtrat lumi, zall, lumenj të lundrueshëm, vërshim, prita, liqen artifi cial, zbutje

klime.

Mjetet: teksti i nxënësit, fl etore, foto të lumenjve dhe liqeneve, fotografi të nxënësve pranë

lumenjve dhe liqeneve, kuriozitete ose të dhëna për lumenjtë dhe liqenet e vendit tonë.

Fazat e strukturës

Evokimi

Realizimi i kuptimit

Reflektimi

Metodat mësimore

bisedë

tryeza rrethore, diagrami i Venit

ditari dypjesësh

Veprimtaritë e nxënësve

zhvillim fjalori

ndërtimi i njohurive studimore

nxitja për të shkruar

Zhvillimi i mësimit

Evokimi:

- Zhvillohet një bisedë me nxënësit.

- Çfarë kemi mësuar për lumin?

- Nga buron dhe ku derdhet ai?

- A ka lumë në qytetin (fshatin) tonë?

- Mund të thoni ndonjë qytet, në të cilin lumi kalon përmes tij? Po të tjerë ?

- Çfarë ju kujton fjala liqen?

- Është element natyror apo artifi cial?

- Si e mendoni ju një liqen artifi cial?

- Po lumë të tillë a mund të ketë?

- Cili prej jush ka notuar në ujërat e lumit/liqenit?

- Si ju duket në krahasim me detin?

Nxënësit kanë mbi bankë fotot nga lumenjtë dhe liqenet ose fotografi të nxjerra pranë këtyre

mjediseve.

Vëzhgojnë dhe këmbejnë fotot me njëri-tjetrin. Lexohen materiale interesante që kanë

sjellë nxënësit. Këtu mund të përfshihen: numri i lumenjve dhe i liqeneve në Shqipëri, lumi më

i gjatë, lumi më i shkurtër, liqeni më i thellë, liqeni me sipërfaqen më të madhe, peshqit më

karakteristikë të liqeneve tona etj.

Mësuesi tregon në hartë disa lumenj dhe liqene.

342

Realizimi i kuptimit:

Mësuesi i njeh nxënësit me problemin. Materiali i mëposhtëm përfshin edhe lëndën e

historisë.

Që nga kohërat më të hershme, njeriu i ka ngritur vendbanimet e tij pranë lumenjve dhe

liqeneve. Qytetërimi i parë në botë lindi midis lumenjve Tigër dhe Eufrat, ky vend u quajt

Mesopotami, që do të thotë “tokë midis dy lumenjve”. Pas tij, kemi qytetërimin egjiptian, i

cili shtrihej përgjatë lumit Nil. Edhe në Evropë, fshatrat e parë u ndërtuan në brigjet e lumit

Danub.

Çfarë i bën kaq të pëlqyeshme zonat pranë lumenjve dhe liqeneve?

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!