22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Mësimi 4.9

Tema: Të ushqyerit e kafshëve

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përcaktojë tre faktorë që ndikojnë në mënyrën e të ushqyerit të kafshëve.

2. Të përshkruajë mënyrën e sigurimit të ushqimit të kafshëve mishngrënëse.

3. Të tregojë mënyrën e të ushqyerit të pesë kafshëve.

4. Të shpjegojë arsyen e grumbullimit të ushqimit nga disa kafshë.

Fjalë kyç: ushqim, strategji, grumbullim, preja, vrasja, kapja, mbijetesë.

Mjetet: teksti i nxënësit, foto të kafshëve me ushqimet e tyre, ushqim që përdorin për kafshët

shtëpiake, kafshë lodra, kuriozitete etj.

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 4”

Fazat e strukturës

Evokimi

Realizimi i kuptimit

Reflektimi

Metodat mësimore

dramatizim pjese

krahaso-argumento-prano

shkrim i lirë

Veprimtaritë e nxënësve

nxitje diskutimi

të nxënit bashkëpunues

nxitja për të shkruar

Zhvillimi i mësimit

Evokimi:

Mësuesja ka porositur që disa nxënës për të mësuar pjesën “Gjinkalla dhe milingona”.

Bëhet interpretimi me role i pjesës. Më tepër rëndësi duhet t’i kushtohet fjalëve, që kanë lidhje

me ushqimin e këtyre insekteve, sesa moralit të fabulës. Për këtë arsye, mësuesi/ja mund të

shtojë diçka më tepër.

Pas interpretimit nxitet diskutimi.

Çfarë janë gjinkalla dhe milingona?

Me çfarë ushqehen ato?

Pse grumbullon ushqim milingona?

A dini ndonjë kafshë tjetër që vepron kështu?

Realizimi i kuptimit:

Nxënësit hapin librin dhe njihen me problemin.

Nga varet mënyra e ushqimit të kafshëve:

1. nga tipi i ushqimit

2. nga mjedisi ku jetojnë

3. nga ndryshimet fi zike të kafshëve

Për të provuar vërtetësinë e këtyre, nxënësit diskutojnë mendimet në grup. Përdorin mënyrën

e krahasimit të disa kafshëve. Ka shumë rëndësi që secili të thotë mendimin e tij. Mësuesi u

sugjeron nxënësve ku duhet të mbështeten dhe i ndihmon për të argumentuar faktet.

Mendoni se mënyra e ushqimit varet nga tipi i ushqimit?

Krahasoni disa kafshë që ushqehen me lloje të ndryshme ushqimi, p.sh. ujku, ketri dhe

lopa. Cili e ka më të vështirë? Pse? Çfarë duhet të bëjë ujku për të kapur një ketër? A e ka të

vështirë lopa për të gjetur bar? A ka ushqim për ketrin gjatë gjithë vitit? Çfarë bën ai?

Mendoni se mënyra e ushqimit varet nga mjedisi ku jetojnë kafshët?

Krahasoni katër kafshë, që jetojnë në mjedise të ndryshme, p.sh., si: qukapiku, ariu polar,

balena. Cila prej këtyre migron për shkak të ushqimit? Si është e përshtatur goja e balenës?

Pse? Ku qëndron qukapiku? Ç’lidhje ka me pemët? Me çfarë ushqehet ariu polar? A ka ushqim

gjithë vitin në pole?

423

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!