22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Mësimi 3.1

Tema: Energjia

Kapitulli

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të shpjegojë kuptimin e fjalës energji.

2. Të përshkruajë 4-5 përdorime të energjisë në jetën e përditshme.

3. Të ilustrojë me shembuj transformimin e energjisë në forma të tjera.

III

M J E D I S I F I Z I K

Fjalë kyç: energji, punë, transformim, lëvizje.

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 4”

Mjetet: teksti i nxënësit, fl etore pune, fl etore e diturisë.

Fazat e strukturës

Evokimi

Realizimi i kuptimit

Reflektimi

Metodat mësimore

veprimtari, pyetja sjell pyetjen

shpjegim, organizues grafi k

tabela e koncepteve

Veprimtaritë e nxënësve

nxitje diskutimi

ndërtimi i njohurive studimore

paraqitje grafi ke e informacionit

Zhvillimi i mësimit

Evokimi:

Organizohen nxënësit me grupe për pesë minuta, që të kryejnë disa veprimtari në klasë:

Rregullojnë bankat, rregullojnë karriget, sistemojnë sendet te dollapi, lulet, shkumësat,

mbledhin letrat në tokë etj.

Pas veprimtarisë praktike zhvillohet bisedë me nxënësit.

1. Çfarë kryet ju pak më parë?

2. A keni ngrënë mëngjes?

3. Përse ju luten prindërit të hani patjetër në mëngjes?

4. Kur do të hani përsëri?

5. Sa herë në ditë duhet të hani ushqim?

6. Përse është e nevojshme të hani ushqim disa herë në ditë?

Realizimi i kuptimit:

Hapet libri dhe lexohet problemi nga një nxënës. Mësuesja u shpjegon kuptimin e fjalës

energji.

Veprimtaritë që ju kryet në grupe pak më parë, ne i quajmë punë, pra themi se ju kryet punë.

Gjatë kësaj kohe ju shpenzuat energji, të cilën e kishit në trup nga ushqimet që kishit ngrënë.

Energjia është aftësia për të kryer punë.

Lexohet pjesa e parë e mësimit nga një nxënës, dhe komentohen paragrafët nga nxënësit

e tjerë bashkë me mësuesin.

Vëzhgohet dhe komentohet fi gura që tregon shndërrimin e energjisë. Nxënësit e lexojnë

pjesën e dytë në heshtje dhe shënojnë numrat 1, 2,… e me radhë për çdo transformim të

energjisë. Theksohet fjalia: Energjia nuk zhduket, ajo ndryshon formë.

Paraqitet shndërrimi i energjisë së fi gurave me organizuesin grafi k shkak-pasojë.

dielli jep energji bima e shndërron në ushqim bimët hahen nga kafshët

mishi i kafshëve u jep energji njerëzve

njeriu e përdor energjinë për punë

385

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!