22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 4”

Nxënësve të ndarë në grupe u shpërndahen fi sha, në të cilat janë shkruar vargje. U kërkohet të formojnë

strofat dhe t`i komentojnë ato. Lexohen strofat sipas radhës, në mënyrë që të formohet poezia e plotë. Nxënësit

lexojnë poezinë në vargje njëri pas tjetrit.

Dallojnë numrin e strofave, vargjet dhe fjalët rimuese.

Punim i rubrikës Kupto tekstin.

Në ushtrimin 1, nxënësit shprehin mendimet e tyre pse u pëlqen pëllumbi.

Në ushtrimin 2, nxënësit argumentojnë pse të rriturit e quajnë pëllumbin shpendin e paqes. Për nxënësit

që nuk kanë ndonjë ide, inkurajohen të dëgjojnë shokët dhe të pyesin prindërit ose më të rriturit.

Në ushtrimin 3, nxënësit dallojnë vargjet ku poeti krahason:

Sytë e fëmijës me sytë e zogut. Ritmet e zemrës së pëllumbit me ato të fëmijës.

3. Reflektimi: Vëzhgo-diskuto.

Nxënësit vizatojnë një pëllumb me flatra të hapura. Ata duhet të orientohen nga figura e ilustruar në tekst.

Detyrë shtëpie. Mëso vjershën përmendsh dhe recitoje me zë të ëmbël.

Rubrika:

Tema:

Njohuri gjuhësore

Sinonimet - fjalët me kuptim të kundërt

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë fjalë e shprehje që janë sinonime duke u bazuar në kuptimin e tyre të njëjtë ose të përafërt.

• Të gjejë sinonimet e fjalëve të dhëna.

Mjetet:

Fjalë kyç:

Metodologjia:

Teksti nxënësit, Fletore pune.

Sinonime, kuptim i njëjtë, kuptim i ngjashëm.

Vëzhgo-dallo, mendo-zbulo, punë në grupe, konkurs.

Zhvillimi i mësimit

1. Evokimi: Vëzhgo-dallo.

Mësuesi/ja shkruan në tabelë dy fjali dhe pyet nxënësit:

Nxënësit e klasës sime janë të mençur.

Nxënësit e klasës sime janë të zgjuar.

- Ku ndryshojnë këto fjali?

- Dalloni dy fjalët e fundit të fjalive.

- Duke u nisur nga ndërtimi, si janë këto fjalë? (të ndryshme)

- Po nga kuptimi, si janë këto fjalë? (të njëjta)

- Rikujtoni nga klasa e tretë se, si quhen fjalë të tilla, që kanë kuptim të njëjtë ose të afërt (sinonime).

2. Realizmi i kuptimit: Mendo-zbulo.

Nxënësit orientohen të shohin fi gurat dhe të lexojnë shprehjet e tekstit.

Punimi i rubrikës Ushtrohu.

Në ushtrimin 1, nxënësit lexojnë fjalët dhe shkruajnë në fl etore grupet e sinonimeve.

shikoj, vështroj, vërej, sodis

mirëqenie, mbarësi, mirësi

vajzë, çikë, cucë, gocë, çupë

shtëpi, banesë, pallat, apartament, vilë

dhomë, odë, konak

Në ushtrimin 2, nxënësit duhet t`u shtojnë sinonimeve të dhëna, sinonime të tjera.

ëndje, qejf, kënaqësi, dëshirë, zbavitje, dëfrim etj.

76

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!