22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Gjatë përdorimit të kësaj teknike mund të dalin të papritura te pyetjet e nxënësve. Pyetjet, të

cilave nuk u jepet dot përgjigje për arsye kohe ose mungesë informacioni, shkruhen në një

kënd të veçantë në klasë dhe u lihen nxënësve për hulumtim në shtëpi. Përgjigjet e tyre mund

të jepen pas disa orësh.

Realizimi i kuptimit:

Pyetjeve të shkruara te kolona e dytë duhet t’i japim përgjigje duke lexuar tekstin. Në fi llim

komentohen fi gurat e librit, duke emërtuar elemente të ndryshme të qytetit.

Nxënësit duhet të lexojnë tekstin në mënyrë individuale. Udhëzohen nxënësit që të kërkojnë

në tekst përgjigjet e pyetjeve.

Pasi mbaron studimi i tekstit, diskutohen përgjigjet me të gjithë nxënësit. Mësuesi mund të

saktësojë ose të shtojë njohuritë e tyre. Nxënësit plotësojnë kolonën e tretë të tabelës.

Tabela mund të plotësohet në këtë formë:

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 4”

Di Dua të di Mësova

1. Cilat janë pjesët përbërëse të qytetit?

2. Çfarë ka në qendër të qytetit?

3. Po në periferi?

4. Çfarë kushtesh të mira ofron qyteti?

5. A ka anë të këqija qëndrimi në qytet?

1. Qyteti përbëhet nga qendra dhe periferia.

Të dyja janë të ndërtuara nga njeriu.

2. Në qendër ndodhen ndërtesat më të rëndësishme, si:

muze, kisha, xhami, kinema, banka, monumente etj.

3. Në periferi mund të ketë ndërtesa të reja, si: pallate,

qendra tregtare, spitale, qendra sportive, parqe etj.

4. Qyteti ofron shumë shërbime, si: punë, banesa, argëtim

kulturor dhe sportiv, shkollim universitar etj.

5. Në qytet ka shumë zhurmë. Ai është tepër i populluar.

Ndotja në të është e madhe. Nuk ka shumë mjedise të

gjelbëruara etj.

Reflektimi:

Bëhet një përmbledhje e mësimit duke u ndihmuar edhe nga organizuesi grafi k i rubrikës

“Unë zbulova se”.

Nxënësit tregojnë dhe emërtojnë fotot e qyteteve të ndryshme, që kanë sjellë në klasë. Shkëmbejnë

njohuritë që kanë për qytetin e tyre ose për qytetin më të afërt (për ata që banojnë në fshat).

Plotësohet nga mësuesja organizuesi grafi k në tabelë.

ndërtesa më e vjetër

kur është krijuar

popullsia

rrugët

qyteti

shkollat

të veçanta

lagjet

Punë e pavarur. Plotësohet tabela e tekstit duke shkruar vendin se ku zhvillohet veprimtaria

përkatëse. Nxënësit vlerësohen me notë.

Detyrë shtëpie: Shkrim i lirë: Përshkruaj qytetin që të pëlqen më shumë; ose plotësimi i

Fletores së punës.

Shënim. Duke filluar nga mësimi i sotëm e deri te “Jeta në bregdet”, nxënësit duhet të grumbullojnë

foto të qyteteve, fshatrave, deteve, liqeneve etj. Në fund të këtyre mësimeve do krijojnë albumin me pamje

nga Shqipëria. Ky album mund të krijohet me grupe nxënësish. Çdo foto duhet të shoqërohet me emërtimin

përkatës dhe ndonjë të dhënë tjetër. Albumi do të shërbejë si mjet mësimor dhe për lëndë të tjera.

335

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!