22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Realizimi i kuptimit:

Nxënësit vëzhgojnë me kujdes mënyrën si i ha farat shpendi që kanë sjellë në klasë.

Më pas, diskutojnë rreth fotove të shpendëve bimëngrënës, duke u përqendruar në format

e sqepit të tyre.

Mësuesi shkruan një pohim të saktë dhe nxënësit duhet ta argumentojnë atë duke përdorur

materialin në tekst, fotot, njohuri nga enciklopeditë apo burime të tjera.

Pohimi

Sqepi i shpendëve bimëngrënës i është përshtatur llojit të ushqimit.

Mbështetja

Sqepi u shërben shpendëve për të kapur ushqimin. Shpendët nuk e kanë të njëjtë formën e sqepit.

Kanarinat, harabelat e kanë sqepin të shkurtër dhe të fortë. Ai u shërben për të çarë farat e forta të

bimëve. Kolibri e ka sqepin të gjatë e të hollë për të marrë nektarin brenda lules. Papagalli ka sqep të fortë

dhe të kthyer. Atij i shërben për të çarë lëvozhgën e frutave dhe për t’u mbajtur në degët e pemëve.

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 4”

Vizatohen tri forma të ndryshme të sqepit të shpendëve.

Reflektimi:

Lexohet rubrika “Aktivizohu dhe përgjigju”. Punohen pyetjet e tekstit.

Në tabelë jepen rreth 15 emra kafshësh. Nxënësit duhet t’i klasifi kojnë sipas ushqimit në

disa grupe.

zebra, gjarpri, balena, breshka, karkaleci, miu, shqiponja, pula, leopardi, elefanti, deveja,

pelikani, qeni, bleta, kameleoni, dreri.

Kontrollohen grupimet që kanë bërë nxënësit.

Vlerësohen nxënësit me notë.

Detyrë shtëpie: Jepet Fletorja e punës dhe ndërtimi i mjetit të paraqitur te rubrika “Mësojmë

së bashku”.

Mësimi 4.11

Tema: Shpendët grabitqarë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përcaktojë 3-4 aftësi të shpendëve grabitqarë për gjuajtjen e gjahut.

2. Të përshkruajë karakteristikat e shpendëve insektengrënës, kufomëngrënës dhe të

shpendëve të ujit.

3. Të emërtojë një shpend për çdo grupim.

4. Të përshkruajë mënyrën si e kap një shpend grabitqar gjahun e vet.

Fjalë kyç: aftësi, kthetra, gjah, shpendë grabitqarë, insektengrënës, kufomëngrënës.

Mjetet: teksti i nxënësit, foto të shpendëve të ndryshëm, kuriozitete për to.

Fazat e strukturës

Evokimi

Realizimi i kuptimit

Reflektimi

Metodat mësimore

stuhi mendimi

grupe ekspertësh

shkrim i lirë

Veprimtaritë e nxënësve

zhvillim fjalori

të nxënit bashkëpunues

nxitja për të shkruar

425

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!