22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Lexohet pjesa zinxhir nga nxënësit e klasës.

Nxënësit u përgjigjen pyetjeve të tekstit.

o Zgjimi i ariut para se të vinte pranvera.

o A është shkrirë akulli në përrua?

o A e kanë hapur deriçkën e tyre bletët punëtore?

o A ka lulëzuar qershia?

Harabeli i kthen përgjigje negative ariut, pasi s’kishte ardhur ende pranvera.

Ariu është përtac, nuk i pëlqen natyra.

Plotësoni fjalitë në tekst, pasi ta keni kuptuar atë.

1. ................. është më i trashë se pendët e harabelit.

2. ................. më i fortë se sqepi i harabelit.

3. ................. se i mpihen dhëmbët.

4. ................. e thumbonin bletët.

5. ................. të gjente ushqim.

6. ................. të kërkonte ushqim.

7. ................ i pëlqente natyra.

Lexohet përralla sipas roleve – ariu, harabeli.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 4”

3. Reflektimi: Rendit – grupo – imito.

Shkruhen në tabelë grupet e fjalëve të tekstit dhe nxënësit i lidhin sipas veprimeve:

Pranvera lulëzon. Ariu turfullon. Bletët sulmojnë.

Harabeli cimcimcon. Akulli shkriu. Qershia piqet.

- Imitoni zëra kafshësh apo tinguj nga natyra.

Vlerësimi i nxënësit për punën e bërë.

Detyrë shtëpie: Shkruani dialogun e ariut me harabelin duke e paraqitur atë me anë të vizatimit.

Rubrika:

Tema:

Shkruajmë

Përshkruajmë pranverën

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të ndërtojë një përshkrim për pranverën mbi bazën e fi gurave.

• Të krijojë një përshkrim duke përdorur fjalë të zgjedhuara.

• Të përshkruajë qartë, bukur, me imagjinatë pranverën.

Mjetet:

Teksti, pamje nga stina e pranverës.

Fjalë kyç:

Përshkrim, pranverë, ngjyra, aromë, tinguj, ndjesi.

Aftësitë:

Të shkruarit, të përshkruarit, të menduarit, të krijuarit.

Metoda dhe teknika: Imagjinatë e drejtuar, punë e drejtuar, shkrim i lirë.

Zhvillimi i mësimit

1. Evokimi: Imagjinatë e drejtuar.

- Imagjinoni stinën e pranverës. Mbyllni sytë dhe mendoni se çdo gjë që na rrethon është e lulëzuar. Ne të

gjithë si klasë kemi shkuar në një lëndinë dhe marrim lule shumëngjyrëshe.

Vazhdoni imagjinatën. Pasi keni marrë lule shumëngjyrëshe dhe kemi mbushur duart plot, tani mendoni se

çdo të bëni me tërë këto lule.

Hapni sytë dhe mendoni çdo të bëni me lulet që mblodhët (ngjyra e luleve, aromat, tingujt, ndjesitë).

Dëgjohen mendimet e nxënësve dhe në këtë fazë bëhet dhe sqarimi i koncepteve: ngjyrat e pranverës,

aromat e pranverës, tingujt e pranverës, ndjesitë e tua.

131

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!