22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 4”

Mësimi 3.9

Fazat e strukturës

Evokimi

Realizimi i kuptimit

Reflektimi

Tema: Elektriciteti dhe magnetizmi

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të emërtojë dy llojet e elektricitetit.

2. Të provojë me anë të fërkimit dukurinë e elektricitetit statik.

3. Të demonstrojë shtytjen dhe tërheqjen e ngarkesave elektrike me shenja të njëjta dhe

të kundërta.

Fjalë kyç: elektricitet statik, rrymë elektrike, ngarkesa pozitive dhe negative, shtytje-tërheqje.

Mjetet: teksti i nxënësit, krehër, tullumbace, shufër qelqi, shufër plastike, copë e leshtë, fi ll

pambuku, copëza letre.

Metodat mësimore

parashikim me terma paraprakë

eksperimento-vëzhgo-nxirr përfundimin

plotësim teksti

Veprimtaritë e nxënësve

nxitje e diskutimit

të nxënit bashkëpunues

nxitja për të shkruar

Zhvillimi i mësimit

Evokimi:

Shkruhet titulli i mësimit në tabelë. Mësuesi u jep nxënësve disa fjalë. Me fjalët kyç do të

shkruhet një tekst i shkurtër në formën e një eksperimenti, për rreth 4-5 minuta.

krehër copë leshi fërkim grimca letre

Lexohet disa nga shkrimet e nxënësit.

396

Realizimi i kuptimit:

Për të parë nëse parashikimi i nxënësit është i vërtetë, do të kryejmë eksperimente në

çift.

Merret një krehër dhe fërkohet me një copë leshi. Më pas, afrohet pranë disa grimcave letre.

Ai do t’i tërheqë ato. Krehri ka fi tuar ngarkesë elektrike, dukuria quhet elektricitet statik.

Lexohet pjesa e parë e mësimit, që fl et për llojet e elektricitetit.

i palëvizshëm

elektricitet statik.

elektriciteti

që rrjedh në përcjellës rrymë elektrike

Jepen shembuj të përftimit dhe përdorimit të rrymës elektrike.

Për nxënësit është abstrakte dukuria e elektricitetit, prandaj mësuesi mund t’ua shpjegojë

me lëvizjen e grimcave shumë të vogla të lëndës.

Kryhen eksperimente për të provuar praninë e dy llojeve të ngarkesave elektrike dhe

bashkëveprimin e tyre. Nxënësit mbajnë shënime në ditarin trepjesësh. Shpjegimin e kolonës

së tretë e bën mësuesi.

Eksperimenti

1.a Krehim fl okët me krehër. E

përsëritim disa herë këtë veprim.

1.b Largojmë krehrin nga fl okët.

2. Fërkojmë dy shufra qelqi me

një copë leshi, dhe i varim në një

fi ll pambuku.

3. Fërkojmë një shufër qelqi dhe

një plastike me një copë leshi,

dhe i varim në një fi ll.

Vëzhgimi

1.a. Fijet e fl okut ngjiten te krehri.

b. Fijet e fl okut largohen nga

njëra-tjetra.

2. Shufrat e qelqit do të shtyhen.

3. Dy shufrat do të tërhiqen

ndërmjet tyre.

Përfundimi

1.a. Fijet e flokut dhe krehri kanë

ngarkesa me shenja të kundërta.

1. b. Fijet e fl okut kanë ngarkesa

me shenja të njëjta.

2. Shufrat e qelqit kanë ngarkesa

me shenja të njëjta.

3. Shufra e qelqit dhe e plastikës

kanë ngarkesa me shenja të

kundërta.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!