22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 4”

Hapi i tretë

U shpjegohet nxënësve: Ajri me masën e vet ushtron forcë mbi të gjithë trupat në natyrë.

Kjo quhet trysni atmosferike. Si mendoni, ku është shtypja atmosferike më e madhe, kur ajri

është i dendur apo i rrallë?

Ajri i dendur e ka masën më të madhe, prandaj dhe trysnia është më e madhe në këtë

rast.

Shtypja atmosferike ndryshon në zona të ndryshme, në lartësi të ndryshme.

Hapi i katërt

Udhëzohen nxënësit të lexojnë tekstin dhe të zbulojnë varësinë e shtypjes atmosferike nga

lartësia dhe temperatura. Diskutohen përfundimet me klasën.

Hapi i pestë

Provohet me eksperimente prania e shtypjes atmosferike. Kryhen dy eksperimentet e librit

në grupe nxënësish. Pasi e vëzhgojnë me kujdes dukurinë, ata mbajnë shënimet përkatëse

në ditarin e ndarë në tri pjesë.

Eksperimenti

1. Vendosim kartolinën sipër një

gote plot me ujë. Kthejmë gotën me

kujdes duke e mbajtur të puthitur

kartolinën. E heqim dorën.

2.a. Marrim një shishe dhe i

vendosim hinkën te gryka. Hedhim

ujë duke e mbajtur të puthitur mirë

hinkën me shishen.

Vëzhgimi

1. Kartolina qëndron e ngjitur

me gotën, uji nuk derdhet.

2.a. Uji nuk do të bjerë në

shishe.

Përfundimi

1. Shtypja atmosferike ushtron mbi

kartolinën një forcë më të madhe se

forca e masës së ujit në gotë.

2.a. Shtypja atmosferike që ushtron

ajri brenda shishes është më e

madhe se forca e masës së ajrit te

hinka.

2.b. E largojmë pak hinkën nga

gryka e shishes, vazhdojmë të

hedhim ujë.

2.b. Uji bie në shishe.

2.b. Pesha e masës së ajrit në

hinkë është më e madhe se trysnia

atmosferike e ajrit të shishes. Ajo e

detyron ajrin të dalë.

Hapi i pestë

Lexohet rubrika “Unë zbulova se”.

U jepet përgjigje pyetjeve të tekstit.

Vlerësohen nxënësit me notë.

Detyrë shtëpie: Jepet Fletorja e punës.

Mësimi 1.20

Tema: Si formohet era

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përshkruajë mënyrën e formimit të erës.

2. Të përcaktojë elementet e saj: drejtim, lloj, shpejtësi.

3. Të demonstrojë lidhjen midis shtypjes atmosferike dhe veprimit të erës.

4. Të tregojë rëndësinë e përdorimit të saj në interes të njeriut.

Fjalë kyç: erë, puhi, stuhi, uragane, trëndafi li i erërave.

Mjetet: teksti i nxënësit, fletore, qiri, shkrepëse, materiale ose kuriozitete për erërat.

358

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!