22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 4”

Eksperimenti

1. Përziejmë rërën me ujin dhe e lëmë të qetësohet.

Derdhim ngadalë ujin në një gotë tjetër.

2. Përziejmë vajin me ujin. Presim pak sa të

shtresohen. E thithim vajin me pikatore, ose e lëmë

ujin të rrjedhë.

3. Përziejmë pluhur hekuri dhe rërë. Vendosim

pranë tyre një magnet.

Përfundimi

Rëra mbetet në fund, sepse është më e rëndë. Ajo

u veçua nga uji me anë të fundërrimit.

Vaji është më i lehtë se uji dhe nuk përzihet. Ai u

nda nga uji me anë të thithjes ose rëndesës.

Magneti do të tërheqë vetëm pluhurin e hekurit.

Hapi i tretë

Tregohen përdorime të ndarjes së lëndës në natyrë.

Fundërrim + fi ltrim pastrohet uji.

Me anë të rëndesës ndahet nafta nga uji (dekantim).

Me magnet

mblidhen metalet për t`u përpunuar përsëri (elektromagneti).

Hapi i katërt

Vëzhgohet dhe diskutohet rubrika “Unë zbulova se….”

Nxënësit vlerësohen me notë për mënyrën e kryerjes së eksperimenteve dhe nxjerrjes së

përfundimeve në to.

Detyrë shtëpie: Jepet Fletorja e punës.

Mësimi 2.6

Tema: Ndryshimet e lëndës

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të dallojë tri gjendjet e lëndës.

2. Të përshkruajë tri gjendjet e lëndës, duke u bazuar në forcën tërheqëse të grimcave të tyre.

3. Të emërtojë kalimet e gjendjes së lëndës nga një formë në një tjetër.

4. Të bëjë lidhjen midis temperaturës dhe ndryshimit të lëndës.

Fjalë kyç: forcë tërheqëse, grimca, ngurtësim, lëngëzim, avullim, kondesim, qiri, shkrepëse.

Mjetet: teksti i nxënësit, fletë A4, trupa në gjendje të ndryshme, qiri.

Fazat e strukturës

Evokimi

Realizimi i kuptimit

Reflektimi

Metodat mësimore

harta e konceptit

vëzhgo-analizo, organizues grafi k

plotësim teksti

Veprimtaritë e nxënësve

zhvillim fjalori

ndërtimi i njohurive studimore

nxitja për të shkruar

Zhvillimi i mësimit

Evokimi:

Rikujtohen njohuritë nga klasa e tretë duke plotësuar në grupe hartën e konceptit. Më pas

plotësohet në tabelë.

e ngurtë

lënda

e lëngët

e gaztë

376

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!