22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 4”

Mësimi 4.2

Reflektimi:

Lexohet rubrika “Unë zbulova se”. U jepet përgjigje pyetjeve të rubrikës “Aktivizohu dhe

përgjigju”, si dhe shkruhet një pesëvargësh për devenë dhe ariun polar.

Nxënësit vlerësohen me notë.

Detyrë shtëpie: Jepet Fletorja e punës dhe nxënësit të paraqesin me vizatim përshtatjen

e shpendëve në dimër.

Shënim:

Gjatë kësaj linje, nxënësit porositen që të sjellin foto të kafshëve, dhe në fund, duhet të

përgatitin një album duke u mbështetur në karakteristikat e veçanta të tyre.

Tema: Çfarë bëjnë kafshët në dimër?

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përcaktojë dy karakteristika të sjelljes së kafshëve për të mbijetuar në stinën e dimrit.

2. Të përshkruajë gjendjen pasive të disa kafshëve gjatë gjumit dimëror.

3. Të tregojë pesë kafshë që migrojnë gjatë stinës së dimrit.

4. Të përshkruajë migrimin e shpendëve në vendet e ngrohta.

5. Të shpjegojë 2-3 arsye të migrimit të shpendëve.

Fjalë kyç: gjumë letargjik, gjendje pasive, migrim, shpendë shtegtarë.

Mjetet: teksti i nxënësit, foto të kafshëve që bëjnë gjumë dimëror dhe të shpendëve që

migrojnë, kuriozitete ose të dhëna të tjera për to.

Fazat e strukturës

Evokimi

Realizimi i kuptimit

Reflektimi

Metodat mësimore

alfabeti i njëpasnjëshëm

pyetja sjell pyetjen

plotësim tabele

Veprimtaritë e nxënësve

zhvillim fjalori

të nxënit ndërveprues

paraqitje grafi ke e informacionit

Zhvillimi i mësimit

Evokimi:

Nxënësit shkruajnë emra kafshësh për çdo shkronjë të alfabetit. Punohet në grupe me nga

4-5 vetë.

Mësuesi duhet të ketë përgatitur formatin e gatshëm me shkronjat e alfabetit.

Lexohen emrat e kafshëve nga grupet e ndryshme. Mësuesi përzgjedh nga ato emrat e

disa kafshëve, që bëjnë gjumë dimëror dhe që migrojnë. Pyeten nxënësit se çfarë bëjnë në

dimër këto kafshë.

Realizimi i kuptimit:

Mësuesi tregon dy karakteristika të sjelljes së kafshëve në dimër: gjumi letargjik dhe migrimi

dhe shpjegon me pak fjalë kuptimin e tyre.

U drejtohen nxënësve dy pyetje me fjalën pse.

1. Pse bëjnë gjumë letargjik disa kafshë?

2. Pse migrojnë disa shpendë?

Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, nxënësit duhet të lexojnë materialin në tekst dhe të

përdorin edhe njohuritë që kanë. Gjatë leximit, ata duhet të bëjnë pyetje rreth materialit, dhe

t’i japin përgjigje njëri-tjetrit. Kjo i ndihmon për t’u thelluar në lexim dhe për t’i mbajtur mend

më mirë njohuritë.

414

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!