22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 4”

Rubrika:

Tema:

Lexojmë

Henriketa

MIRËSI DHE PAQE

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë tregimin duke respektuar shenjat e pikësimit.

• Të dallojë personazhet e tregimit.

• T`iu përgjigjet pyetjeve mbi tregimin.

• Të analizojë personazhet e tregimit duke u bazuar në veprimet e tyre.

• Të diskutojë mbi situata të ngjashme me ato të personazheve të tregimit.

Mjetet:

Fjalë kyç:

Aftësitë:

Metodologjia:

teksti i nxënësit, Fletore pune.

vajza, pastiçeri, pasta, vajzë e varfër, blej, dhuroj.

të lexuarit, të shprehurit, të analizuarit.

parashikim me terma paraprakë, lexim i drejtuar, mendo-përmblidh-argumento.

Zhvillimi i mësimit

1. Evokimi: Parashikim me terma paraprakë.

Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të formojnë një tregim të shkurtër me fjalët: dy vajza të pasura, pastiçeri,

pastë, vajzë e varfër, dhuroj. Nxënësit punojnë disa minuta. Më pas, lexojnë krijimet e tyre. Leximi bëhet nga

3-4 nxënës. Ata inkurajohen për punimet që kanë bërë.

2. Realizmi i kuptimit: Lexim i drejtuar.

Mësuesi/ja u prezanton nxënësve temën e re. Ai/ajo lexon pjesën sqaruese rreth autores së tregimit.

Ana Franku ishte një vajzë izraelite. Ajo u bë e njohur në të gjithë botën për ditarin e saj, të

cilin e shkroi gjatë viteve të luftës. Ana u vra nga nazistët fashistë, në një kamp përqendrimi gjatë

Luftës së Dytë Botërore. Ajo ka shkruar tregime, të cilat janë përmbledhur në librin “Magjistari i

mençur”. Tregimi “Henriketa” është marrë nga ky libër.

Bazuar në ditarin e Ana Frankut, është realizuar dhe një fi lm, i cili tregon për fatin e saj dhe të shumë

izraelitëve të tjerë, të cilët u vranë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ndalesa I. Donte dhe një çerek ore ... deri te ... po argëtohesha.

- Ku po shkonte vajza?

- Çfarë po shikonte ajo?

- Si po silleshin dy vajzat?

- Pse po i vështronte vajza?

Ndalesa II. Nga biseda e tyre... deri te ... se ç’shije ka.

- Ku po shkonin dy vajzat?

- Çfarë blenë ato?

- Kë panë vajzat në pastiçerinë tjetër?

- Si veproi njëra prej tyre?

- Po vajza tjetër çfarë do të bëjë?

70

Ndalesa III. Henriketa nuk u përgjigj... deri në fund.

- Çfarë bëri Henriketa?

- A u përputh parashikimi juaj me veprimin e saj?

- Ç’cilësi e karakterit të Henriketës del në pah me veprimin e saj?

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!