22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Përcaktohen nga libri dhe disa faktorë të tjerë, që ndikojnë te temperatura: Prania e deteve

apo liqeneve, lartësia mbi nivelin e detit etj.

Lexohet rubrika “Unë zbulova se”, dhe u jepet përgjigje pyetjeve të tekstit.

Reflektimi:

Nxënësit lexojnë sipas grupeve treguesin e termometrit të ajrit.

Nxjerrin tabelën me të dhënat e temperaturave ditore (të jenë të paktën 3-4 ditë). Secili prej

tyre duhet të llogaritë temperaturën mesatare ditore dhe të ndërtojë një grafi k të varësisë së

temperaturës mesatare me ditët e javës.

temperaturat

në mëngjes në drekë në darkë temperatura mesatare

dita e parë 14 ºC 23 ºC 17 ºC 18 ºC

dita e dytë

dita e tretë

....etj.

Libër mësuesi për tekstin “Dituri natyre 4”

Mësimi 1.20

Tema: Shtypja atmosferike

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të shpjegojë me fjalë të thjeshta trysninë atmosferike.

2. Të bëjë lidhjen midis trysnisë atmosferike dhe temperaturës e lartësisë.

3. Të provojë me eksperiment dukurinë e shtypjes atmosferike.

Fjalë kyç: shtypje atmosferike, masë, ajër, barometër.

Mjetet: teksti i nxënësit, tullumbace, vizore e gjatë, fi ll, gotë, kartolinë, ujë, shishe, hinkë.

Metodat mësimore: eksperiment, shpjegim, ditari i ndarë në tri pjesë.

Zhvillimi i mësimit

Hapi i parë

Mësimi fi llon me një eksperiment të thjeshtë. Nxënësit mbajnë pëllëmbën e njërës dorë

mbi bankë, sipër saj vendosin me radhë: një fl etore, një libër, një çantë. Çfarë ndiet ju mbi

pëllëmbën tuaj? Cila ua shtypi (ngjeshi) më shumë dorën? Pse?

Çanta ka masë më të madhe, prandaj ushtron mbi ju më shumë forcë.

Hapi i dytë

Nxënësit marrin qëndrimin drejt në karrige.

Pak më parë, mbi ju (dorën tuaj), u ushtrua një forcë. Po tani, a po ushtrohet ndonjë forcë

tjetër? Ngacmohen nxënësit me pyetje.

Çfarë ka rreth jush që nuk e shihni?

A mendoni se ajri ushtron forcë mbi ju?

Ndonjë nxënës mund të thotë se ajri nuk është i rëndë si libri, prandaj nuk ka si të ushtrojë

forcë mbi ne.

Provohet me eksperimentin e Fletores së punës, me tullumbace se ajri ka masë, tullumbacja

e fryrë rëndon më shumë se e shfryra.

357

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!