22.11.2014 Views

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

gjuha 4.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 4”

Rubrika:

Tema:

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë bukur dhe me intonacionin e duhur pjesën.

• Të veçojë humorin e pjesës dhe shprehjet që i bëjnë për të qeshur.

• Të tregojë histori të ngjashme me ndodhinë e pjesës.

• Të shkruajë pyetje për të nxjerrë kuptimin e pjesës.

• Të nxjerrë temën dhe mesazhin e pjesës.

Metoda dhe teknika:

Mjetet:

Fjalë kyç:

Aftësitë:

Të lexojmë (Thumbojmë dhe qeshim)

Kloteri ka vënë syze

Përvijim i të menduarit, leximi me ndalesa, shkrimi i lirë.

Teksti, pjesë të shkurtra me humor, pamje të fëmijëve në klasë apo te mjeku.

Topa pingpongu, hopla, thumbojmë dhe qeshim, personazh, mesazh, interpretim.

Të lexuarit, të diskutuarit, të kuptuarit, të interpretuarit.

Zhvillimi i mësimit

1. Evokimi: Përvijim i të menduarit.

Nxënësve u drejtohen pyetje rreth pjesës:

- Si mendoni ju, ç’kushte duhet të plotësosh për t’u bërë i pari i klasës?

- A ka në klasën tonë nxënës shumë të mirë? Si janë ata?

- Si bëhesh nxënës shumë i mirë:

a) duke punuar shumë,

b) duke imituar më të mirin në lëvizje, paraqitje?

2. Realizimi i kuptimit: Leximi me ndalesa.

Lexohet pjesa me ndalesa dhe pyeten nxënësit:

Ndalesa I: Kur Kloteri ... , deri te... i fundit i klasës.

- Pse u çuditën shokët e Kloterit?

- Cila shprehje të bëri për të qeshur?

- Çfarë u kishte thënë doktori prindërve të tij?

- Ç’ndien Kloteri pas fjalëve të doktorit?

- Si vazhdon ngjarja?

Ndalesa II: Mua me çuditi ... , deri te... shok bote!

- A ju çudit pak historia e syzeve të Kloterit? Pse?

- Kush ishte Anjani?

- Pse u gëzuan shokët e Kloterit?

- A mendojnë mirë shokët për Kloterin?

Ndalesa III: I pe syzet ... , deri te... Po ju si mendoni?

- A ka të drejtë Kloteri? Pse?

- Po Anjani?

- Ku gabojnë ata?

- Juve ju pëlqen thumbimi i autorit?

- Si mendoni ju për Kloterin, shokët dhe Anjanin?

Lexohet tregimi nga nxënësit, shpjegohen fjalët e vështira.

Nxënësit tregojnë histori të ngjashme me pjesën.

Tregojnë pjesë të ndryshme humoristike.

Plotësohet rubrika Kuptojmë tekstin.

2. Reflektimi: Shkrim i lirë.

Nxënësit shkruajnë mendimet e tyre rreth shprehjes: “Përpiqu e mëso, kurrë mos imito”.

Lexohen shkrimet para klase duke përzgjedhur më të mirin.

66

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!